

Aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku ka treguar më shumë detaje për marrëdhënien me të dashurën e tij, Egli Takon.
Ai ishte i ftuar në emisionin “ABC e Pasdites” dhe në një pjesë të emisionit, ai duhet t’u përgjigjej disa pyetjeve në lidhje me marrëdhënien me Eglin, përgjigjet e të cilave i kishte dhënë ajo më parë.
Në këtë mënyrë do të kuptohej nëse përgjigjet do të ishin të njëjta apo jo.
Sigurisht që përgjigjet e tij nuk qenë të gjitha të sakta, por momenti më epik ishte ai kur aktori nuk kujtonte këngën me të cilën identifikohet lidhja e tyre e dashurisë.
Për këtë pyetje, Egli është përgjigjur: “Justin Timberlake- Mirrors”.
Meqë Olsi nuk arriti ta kujtonte, ai tha: “Tashi jam duke menduar kë shok kam që mund të flej sonte”.
Për çfarë e kritikon më së shumti Egli partnerin e saj dhe a debatojnë me njëri-tjetrin?
Për këtë, të dy dhanë të njëjtën përgjigje: “rrëmujën dhe mospërqendrimin e tij kur ajo i flet”.
Olsi zbuloi se dhurata më e bukur që i ka bërë Egli ka qenë surpriza për ditëlindje vitin e kaluar në Durrës, ndërsa dhurata më e bukur që aktori i ka bërë asaj, është unaza e një vjetorit.
Ndër të tjera, ata treguan se vendi i tyre i preferuar i pushimeve në verë është Dhërmiu, ndërsa në dimër, Korça.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Elvana Gjata dhe Mozzik po vijnë me një bashkëpunim? Detaji që shtoi dyshimet
Djali hedh hapat e parë dhe Klea s’mund të ishte më e lumtur se kaq
Robert Berisha postim prekës pas ndarjes nga jeta të së ëmës: Më mungon!
Jonida Vokshi: Ja si më propozoi bashkëshorti për martesë
Endrit Mërtiri: Kam marrë deri në 200 mijë dollarë për një set fotografik
U largua përfundimisht nga muzika, zbulohet profesioni i ri i Zanfina Ismailit
FOTO/ Pushime në Zvicër, Nora Istrefi shfaqet më në formë se kurrë
FOTO/ Tuna shfaqet për herë të parë pas lajmeve se është ndarë nga Patrisi
Lini nje Koment