X

“Një vit pa ju, më keni munguar”, Evi Reçi kujton të afërmit që humbi nga tërmeti

Këngëtarja Evi Reçi ka përkujtuar personat e afërm që humbën jetën nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.

Sot një vit pas ngjarjes së rëndë, moderatorja ka publikuar një kolazh me fotografi në Instastory krahas së cilës shkruan:

“Më keni munguar shumë, një vit pa ju”.

Pas ngjarjes së rëndë vitin që lamë pas, Evi foli publikisht në rrjete sociale, ku u shpreh se ishte e detyruar të pranonte të papranueshmen.

“Të pranosh të papranueshmen. Më ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e çudtishme!

Në këto momente të vështira dhe të dhimbshme, të rikthehen në mendje kujtimet më të bukura… Ashtu m’u kujtua dhe Kristi im që kërcenim dhe këndonim bashkë, ashtu dhe Klausi që qante që s’e merrnim me vete se ishte i vogli e ne të “mëdhenjt”, ashtu dhe Axha Edi që humori verior në çdo fjalën e tij, ashtu dhe Dolora që dedikoi jetën për familjen e saj.

Po ashtu më riktheu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e fëmijërisë, dilnim, bënim thashetheme, ndanim sekretet.

Siç ishte në fillim dhe “Sekreti” për dashurinë tënde, për Dorin që më pas të pikturoi jetën me portretin e Esielës së vogël që t’u bë motivi i jetës. Ishit të gjithë bashkë.”, shkruante ndër të tjera këngëtarja.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Stresi flet për raportin me Noizy-n: Pendohem që e kam patur mik

Stresi dhe Noizy janë ndër reperët më të suksesshëm, të cilët kanë qenë miq vite më parë, por nuk dihet...

Close