X

Mjeku Arjan Mezini rrëfen sfidën me koronavirusin: Dyshimet për infektimin

Mjeku i njohur pneumolog, Arjan Mezini është infektuar me koronavirus.

Gjatë një interviste në ABC, mjeku tha se është në ditët e fundit të rikuperimit.

Ndërsa prej muajsh ka qenë në vijën e zjarrit duke u përballur me të sëmurët me COVID-19, mjeku beson se infeksionin nuk e ka marrë në ambientet e spitalit.

“Jam në fazën e rikuperimit. Unë e kalova. Është e pamundur ti shmangesh. Nuk besoj se e kam marrë në spital. Por kjo nuk është siguri absolute. Gjatë qëndrimit të gjatë nuk pata probleme. Besoj se mund ta kem marrë nga një burim i jashtëm”, tregoi mjeku.

Mjeku më tej thotë se virusin e kaloi në një formë të lehtë, me temperaturë dhe pak dhimbje muskolare.

“Për një mjek nga ana psikologjike është më e lehtë. Unë kalova një formë pak më shumë se e lehta. Me temperaturë dhe dhimbje muskulore dhe djersë gjatë natës.

Unë nuk ndoqa asnjë protokoll me medikamente. Përdora vetëm vitamina, dhe ibuprofen”, u shpreh Mezini.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Ende nuk kanë strehë familjet e goditura nga tërmeti”, Meta: Më pak propagandë, më shumë punë e transparencë

Presidenti Ilir Meta dha sot një prononcim për mediat në një vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Meta tha...

Close