

Sot, datë 26 nëntor 2020, është dita kur tërmeti i tmerrshëm, mbushi plot një vit dhe me këtë rast, siç ndodh dhe jemi mësuar ta shohim rëndom, është pikërisht, vetë lideri ynë suprem, Edi Rama, që e pëdori këtë përvjetor, për të ndërtuar dhe gatuar një film, një mini-dokumentar për vetëveten dhe vlerat që ai disponon.
Dhe lideri ynë, këtu nuk gabon, sepse ky është vendi i vetëm në botë, ku udhëheqësi e shkruan vetë historinë e suksesit dhe arritjeve, duke përballuar të gjitha krizat, ashtu siç ai e përfytyron.
Në këtë dokumentar, në fillim është errësirë e madhe, pastaj çast pas çasti vjen drita, që bie në kokën e mençur, gjysmë vezake, të udhëheqësit tonë largpamës. Hija zvogëlohet, drita sa vjen e rritet dhe Shqipëria si me magji, brenda kokës së liderit, fillon të ripërtërihet.
Pra, përmes kësaj dritëhije të magjishme, që di ta ndërtojë vetëm ai, Edi Rama, pas një viti, e gjithë bota mëson, se ç’ndodhi në këtë katastrofë, por mbi të gjitha, udhëheqësi tregon ç’bëri ai vetë, si u trondit kur toka u tund, si u përlot, si punoi, si luftoi, si sakrifikoi dhe më në fund, si e rindërtoi vendin bashkë me Arbenin (për Ahmetajn e anglishtes është fjala) dhe me botën që i lypi borxhe, pra me pak fjalë, filmi tregon se si lideri shpëtoi vendin nga katastrofa.
Sot udhëheqësi, pa u gdhirë mirë, e futi filmin në rrjetet sociale, ku të gjithë transmetuesit bythëlëpirës televizivë, e rrëmbyen atë dhe po e transmetojnë orë e çast.
PS. Duke qenë se ne të shkretët, nuk kemi fuqi fjale, më të madhe se sa vetë video-dokumentari, që lideri ynë i ka bërë vetëvetes, shiheni atë edhe njëherë të publikuar te ne dhe falenderoni Zotin disa herë në ditë, që na hodhi përsipër këtë njeri kaq të madh, duke na shpëtuar njëherë e përgjithmonë, nga çdo fatkeqësi natyrore dhe jo natyrore!
/TPZ.al/ Tej e Këtej/
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Zbulimi i madh i Rudina Xhungës: Me ndërtimet nuk pastrohen para! Vilat bëhen duke shitur sherebelë…
Avokati i ditur Ngjela: Ja 11 aktet anti-historike të banditit Donald Trump!
Avokati i ditur Ngjela, vetëshpallet figura më e rëndësishme botërore, që ai njeh dhe respekton!
Prof. Ing. Av. Dr. Sazan Guri: Adolf Hitleri urdhëroi që pyjet e ahut në Pukë të mos priten kurrë!
Frrok Çupi zëvendëson avokat Ngjelën: Amerika do të shpallte PD-në dhe LSI-në, Hamas dhe Hezbollah, dmth terroristë
Letër e hapur/ Ard Daullxhiu i shkruan Ard Veliut: I dashur sivëllau im, dua të më vishni edhe mua polic!
Urdhër i prerë i avokat Ngjelës: Bravo, forca polici! Sulm mbi hordhitë injorante, ndiqini në çdo skutë!
Shpërthen avokat Ngjela: Si mund të lejohen 100 alabakë të Saliut të plaçkitin Tiranën?! Ç’po bën Washingtoni?!
Lini nje Koment