X

Lajçak letër Hotit: Lejo Vuçiçin të hyjë në Kosovë

Si reagim i qëndrimit zyrtar dhe të vendosur të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, i deleguari special i BE-së për Dialogun me Serbinë i ka dërguar letër zyrtare Kryeministrit Avdullah Hoti në shenjë proteste për moslejimin e vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Kosovë.

“Siç përcaktohet në Marrëveshjen e Lirisë së Lëvizjes, individët e secilës palë janë në gjendje të udhëtojnë lirisht në territorin e tjetrit.

Rregullat specifike zbatohen për personat e secilës palë që mbajnë funksione publike, siç përcaktohet në Marrëveshjet për Vizitat Zyrtare. Marrëveshjet për Vizitat Zyrtare, dhe amendamenti i tyre që është një pjesë integrale e kësaj Marrëveshjeje sigurojnë trajtimin dhe ekzekutimin e rregullt të vizitave zyrtare.

Këto rregulla, së bashku me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes kanë rezultuar shumë të dobishme, dhe ato përbëjnë një arritje në punën midis jush dhe Beogradit, e cila duhet të ruhet”, thuhet në letrën e Lajçak dërguar Hotit.

Lajçak në letër i ka kujtuar Hotit se të dy Marrëveshjet (Liria e Lëvizjes dhe Vizitat), në tërësinë e tyre, përfaqësojnë angazhimet e dialogut që duhet të respektohen si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia.

“Mosrespektimi i këtyre marrëveshjeve dërgon një sinjal shumë negativ për besueshmërinë e Kosovës si palë në procesin e Dialogut.

Për më tepër, shkelje të tilla dëmtojnë përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet midis palëve dhe përshkallëzimin e tensioneve në terren; kjo në veçanti ka ndikim në diskutimet e vazhdueshme mbi Marrëveshjen e ardhshme Gjithëpërfshirëse”, thuhet ndër të tjera në letër që e ka publikuar Indeksonline.

Prandaj, Lajçak thotë se mbështetja e Hotit në cilësinë si Kryeministër është thelbësore për të siguruar që institucionet e Kosovës të vazhdojnë të respektojnë zotimet e tyre nën Dialogun; BE pret që Kosova të vazhdojë të angazhohet në arritjen e normalizimit gjithëpërfshirës me Serbinë; kjo përfshin respektimin dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Dialog deri më tani.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, LAJME
Humbën nënën dhe djalin, Basha takon familjen Çuka: Një vit pas tërmetit qeveria shumë llafe dhe pak punë

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në familjen e Bujar Çukës në Thumanë, për të kujtuar një vjetorin e tërmetit tragjik...

Close