

Arrestohet nga Policia një 30-vjeçar në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Operacioni u zhvillua nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana dhe Departamentin e Policisë Kriminale, mbrëmjen e djeshme kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
G. K., 30 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Messinas, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Familja Nozlli jeton në shtëpinë e rrënuar nga tërmeti, Zhupa: Bashkia i skualifikon, rindërton vilat tre katëshe të militantëve
A mund të infektohesh me COVID-19 pas vaksinimit? Ja si përgjigjet epidemiologu Ilir Alimehmeti
E trishtë në Librazhd! Nënë e bijë humbin jetën nga COVID-19 brenda një dite
Artistët padisin në SPAK Çuçin e drejtues të policisë: Po lënë mafiozët të ngrenë kullat e krimit!
Haga lë në burg ish-krerët e UÇK: Ekziston rreziku që të arratisen
Pëllumb Pipero infektohet me koronavirus, pak ditë më parë bëri vaksinën
I mori 8 milionë lekë familjares së pacientes me COVID-19, gjykata lë në burg Tire Alldervishin
Basha kujton Holokaustin: Përballja me të keqen është imperative edhe sot
Lini nje Koment