

Thumana, një fshat që shumë pak ia njihnin emrin para 26 Nëntorit të 2019-tës, vijon të vuajë edhe sot pasojat e tërmetit shkatërrimtar, që do ti merrte jetën 24 banorëve një vit më parë.
Sot, një pjesë e banorëve të zonës jetojnë në çadra, dhe në rastin më të keq, brenda shtëpive të dëmtuara në nivelin DC4.
“E kam shtëpinë të dëmtuar në nivelin DC 4, dhe jam i detyruar që të qëndroj aty pasi askush nga institucionet nuk ka ardhur që ta shikojë. Më kanë thënë që nuk vjen më komisioni për verifikime, qëndroj aty së bashku me gruan”, shprehet një prej banorëve, i cili duket se është lënë në harresë prej një viti.
Një tjetër banor i zonës tregon për “Fax News” se qëndron prej një viti në çadër së bashku me gruan e tij, e cila është e paralizuar, dhe e ka të pamundur që të shpërngulet në një zonë tjetër.
“Më krim nuk ka, jo se e bëri shteti, ajo është fatkeqësi natyrore, por është shumë e rëndë. Në çadër kam ndenjur vetë bashkë me gruan, më kanë thënë që do të më bëjnë shtëpi të re, kur të bëhet për të gjithë do të bëhet dhe për ne.
Shteti përkujdesje u ka dhënë, ne duam sa më shumë, po varet sesi është kjo punë. Tani presim ishalla na bëjnë ndonjë shtëpi, çadra ka filluar që të griset. Unë kam gruan e sëmurë dhe nuk kam ku të shkoj.
Na kanë dhënë bonusin e qerasë, por unë nuk kam ku shkoj”, shprehet një tjetër prej banorëve të Thumanës, që ende sot jeton mes gërmadhave.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
E rëndë në Itali, treni përplas për vdekje shqiptarin
Vasili: Vetëm Edi Rama buzëqesh, Shqipëria vuan
“Pseudo-patriot! “Vlen sa një sufllaqe…” Sherr mes gazetarit Marin Mema dhe deputetes minoritare të Partisë Socialiste
Ilir Meta nderon kujtimin e tre Heronjve të Kombit: Flakadanë të lirisë së Kosovës, që nuk shuhen kurrë!
E rëndë në Tiranë/ 54-vjeçarja bie nga lartësia, dërgohet urgjentisht në spital. Detajet nga ngjarja
Zhduket ish-arbitri italian në Shqipëri, makina që mori me qira u gjet e djegur në Pukë
Aksidenti horror në Rrugën e Kombit/ Gazeta zvicerane zbulon dëshmi të reja (FOTO)
Aksident në aksin Lezhë – Shëngjin, dy të plagosur
Lini nje Koment