X

Humbi të gjithë familjen nga tërmeti, rrëfimi drithërues i Albert Carës: Do isha bërë gjysh, tani nuk jam më as baba

Albert Cara, i vetmi i mbijetuar nga familja e tij pas tërmetit të 26 nëntorit, ka rrëfyer tragjedinë e familjes së tij dhe boshllëkun e madh që i ka lënë ndarja nga jeta e familjarëve të tij.

Albert Cara ka rrëfyer momentet e tmerrit që përjetoi kur rrënojat e banesës e zunë poshtë së bashku me anëtarët e familjes. Me lot më sy ai tregon se priste të bëhej gjysh pasi nusja e tij ishte dy muajshe shtatzënë, ndërsa tha se tani më nuk është as baba.

“Atë natë ra i pari i lehtë nga ora tetë, Miri dhe nusja Stela ka ndenjur në kafe deri nga ora tre. Ajo që më ka ngelur pishman është pse u kthyen. Unë dola në korridor, kur ra tërmeti, nusja me djalin të përqafuar ishin në një kollonë, ndërsa dy fëmijët e vegjël nuk po ngriheshin dot në këmbë për shkak të lëkundjeve.

Ka qenë tmerr e kujtoj nuk e di sesi po e përballoj. O zot thash u luta. Dy të vegjlit më ikën para syve. Nga kati i pestë rash në kat të parë. Gruaja më ka lënë sakat, e kisha shok kishim një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Kur mendova se arrita gjithçka mu shkatërrua gjithçka.

Do bëhesha gjysh, nusja ishte dy muajshe shtatzënë, por nuk jam as baba,” u shpreh Albert Cara për “News 24”.

Kujtojmë që nga tërmeti tragjik Albert Cara humbi tre fëmijët, gruan, të fejuarën e djalit, nusen e xhaxhait dhe mbesën.

Ai u nis menjëherë pasi u nxorr nga rrënojat drejt Italisë, ku qëndroi për më shumë se dy muaj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Manastirliu thirrje pacientëve me koronavirus: Mos ejani vonë në spitale

Gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bëri një ekspoze të punës...

Close