

Një vit pas tërmetit, në familjen Murati në Fushë-Milot të Kurbinit asgjë nuk ka ndryshuar.
Shtëpia e tyre u dëmtua rëndë dhe u shpall e pabanueshme. Që prej asaj kohe gjashtë pjesëtarët familjes janë të detyruar të jetojnë në çadër, të cilën e kanë vendosur në oborrin e banesës së shkatërruar.
Tahir Murati tregon se jeta në këtë kushte gjatë këtyre 12 muajve ka qenë mjaft e vështirë.
“Enver Hoxha për tre muaj i bëri të gjitha në tërmetin e 79’….Banesa pësoi dëmtime të shumta nga tërmeti dhe grupet e ekspertëve e kanë nxjerrë të pabanueshme, duke e vlerësuar në kategorinë DS4. Kam shkulur të gjithë pemët por askush nuk ka ardhur”, thotë ai për Abc News.
Më kritike shprehet bashkëshortja e Tahirit, Dëshira. Ajo thotë se e ka humbur shpresën pasi edhe ndihmat janë ndarë në mënyrë selektive.
“S’pyet kush për ne jo. Ata janë për ti sharë, ja u kanë dhënë kujt u ka dash qejfi atyre”, shprehet ajo.
Në kushte të varfërisë ekstreme më e moshuara e shtëpisë nuk ka pranuar të dalë nga banesa që rrezikon të shembet. 90 vjeçarja qëndron në banesën e dëmtuar. Për të është më mirë të jetojë këtu se sa në çadër, me familjarët e saj.
“S’kam frikë hiç, se në çadër s’mund të rri, më merret fryma. Le të më zërë shtëpia, s’ka gjë, që këtej s’mund të dalë, skam ku rri”, thotë e moshuara.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Dalin pa maskë në rrugë, ndëshkohen 361 persona
Replikat për përmbytjet, Kryemadhi: Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet
Përmbytjet/ Vasili: Propaganda e Ramës, provokim i ulët për shqiptaret nën ujë dhe pa shtëpi
Basha i përgjigjet Ramës: ‘Tirja’ i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Twitter, asgjë nuk ia mbulon dot dështimet
Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, Meta: Gjaku dhe sakrificat e Martirëve dhe Heronjve të kombit nuk do të harrohen kurrë
“Përmbytjet janë përgjegjësi e Ramës”, Kryemadhi: Rilindja i shërben veç oligarkëve
Makina përplas policen e qarkullimit rrugor tek Kthesa e Kamzës
“Edi Rama bën propagandë me fatkeqesinë”, Basha: Ta largojmë! I braktisi banorët e përmbytur
Lini nje Koment