

Presidenti Ilir Meta dha sot një prononcim për mediat në një vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Meta tha se ende nuk është garantuar strehimi i sigurt për shumë familje të goditura nga tërmeti, që janë edhe më të ekspozuar edhe ndaj pandemisë.
“Të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, me sa më pak propagandë dhe sa më shumë punë e transparence”, theksoi presidenti në fjalën e tij.
“Nderim kujtimit të 51 jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues dhe solidaritet me familjet e tyre dhe gjithë të prekurit nga ajo fatkeqësi natyrore.
Një vit më pas, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti. Kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë.
Të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, me sa më pak propagandë dhe sa më shumë punë e transparencë”, deklaroi Meta nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut.
“Ndërkohë drejtësia duhet të tregojë kush mbajti përgjegjësi për cilësitë skandaloze të shumë pallateve dhe pronave të qytetarëve.
Falenderim për të gjitha vendet mike për ndihmat bujare ndaj popullit shqiptar”, shtoi kreu i shtetit.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Plagoset me thikë 19-vjeçari në Durrës, arrestohet autori i dyshuar
Nëndrejtori i ISHP: Në Shqipëri po qarkullon një COVID ndryshe, nuk jemi në gjendje të themi nga vjen
“Përkrahje ndaj grave”, Kryemadhi në Divjakë: Pesë prioritetet e LSI duhet të vihen në zbatim menjëherë
Dyshohet se aksidentoi për vdekje një 53-vjeçar, arrestohet i riu në Vlorë
Infermierja vodhi lekët e pacientit, Dasho: Mjekësia ka marrë goditje në themelet e veta
2315 hektarë tokë nën ujë në Shkodër, rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me varkë
Aksidenti në aksin Vlorë-Fier, viktima ishte pasagjere, arrestohet shoferja 22-vjeçare
Përgjimet/ Bardhi nxjerr videon: Qeveria “Rama” më e korruptuara në historinë e Shqipërisë!
Lini nje Koment