X

Disbursimi i 180 milionë euro për Shqipërinë, BE vë kusht luftën ndaj korrupsionit

Bashkimi Evropian vendos kushte politike për dhënien e huas 180 milionë euro akorduar Shqipërisë më 25 maj 2020. Mes kushteve është edhe lufta ndaj korrupsionit. Dhënia e kësaj huaje me terma të butë nga ana e Bashkimit Evropian, në favor të Republikës së Shqipërisë, në shumën prej 180 000 000 eurosh, është shoqëruar me një aneks që e detyron qeverinë shqiptare të përbushë disa kushte politike dhe ekonomike. Në rast të një vlerësimi negativ, Komisioni mund të mos disbursojë këstin e dytë derisa autoritetet shqiptare të provojnë pajtueshmërinë me kushtet. Ratifikimi i marrëveshjes do të bëhet nga Kuvendi para Vitit të Ri dhe më pas do të nisë dhënia e parave, që do të përdoren për financimin e buxhetit të shtetit, pra, në formën e “mbështetjes buxhetore”.

Kushtet

Transhi i parë i kësaj asistence financiare do të disbursohet pas nënshkrimit e hyrjes në fuqi të marrëveshjes së huas. Disbursimi i transhit të dytë të asistencës do të jetë i kushtëzuar në dy pikëpamje: nëse do të ketë vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian në emër të Bashkimit Evropian, të përparimit të bërë në lidhje me një sërë masash rregulluese makroekonomike e strukturore dhe, nëse është e aplikueshme, një rekord i kënaqshëm në zbatimin e angazhimeve të dakordësuara me FMN-në

Kushtet dhe masat e politikave që janë vendosur, plotësimi i të cilave do të mundësonte disbursimin e këstit të dytë të huas, janë të bazuara dhe janë në linjë me Programin e Reformave Ekonomike 2020, të miratuara nga autoritetet e vendit. Prandaj, para disbursimt të secilit këst të kësaj ndihme, Komisioni, në bashkëpunim me autoritetet kombëtare, do të verifikojë që kushtet e bashkëngjitura me këtë asistencë janë përmbushur në masën e duhur.

Para lëvrimit të transhit të dytë nga Komisioni, autoritetet e vendit do t’i dorëzojnë Komisionit Evropian një Deklaratë Pajtueshmërie (Compliance Statement) për përmbushjen e kushteve. Pas marrjes së deklaratës së pajtueshmërisë nga autoritetet e vendit, Komisioni do të vlerësojë, bazuar në konsultimet me autoritetet e vendit, progresin e bërë në lidhje me përmbushjen e këtyre kushteve. Në këtë vlerësim, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet reformave për të përmirësuar financat publike, stabilitetin financiar, qeverisjen e mirë dhe luftën kundër korrupsionit, mjedisin e biznesit dhe të mbrojtjes sociale.

Përse jepet huaja?

Më 25 maj Parlamenti Evropian dhe Komisioni i Bashkimit Evropian miratuan vendimin BE – 2020/701 për të vënë në dispozicion asistencë makrofinanciare drejt vendeve të zgjerimit dhe vendeve fqinje në kontekstin e krizës pandemike të COVID-19. Ndër të tjera, vendimi i vë në dispozicion Republikës së Shqipërisë asistencë makrofinanciare deri në 180 000 000 euro, në formën e një huaje. Qëllimi i kësaj asistence është të lehtësojë kufizimet e financimit të jashtëm të vendit, të lehtësojë bilancin e pagesave dhe nevojat buxhetore, të forcojë pozicionin e tij të rezervës valutore dhe të ndihmojë vendin, të adresojë dobësitë aktuale të jashtme e financiare.

Marrëveshja

Marrëveshja, e cila i bashkëlidhet këtij projektvendimi, përbëhet nga 17 nene dhe 5 anekse. Subjekt huamarrës do të jetë Bankës së Shqipërisë, si agjent për qeverinë dhe Bashkimit Evropian, si huadhënës, për ndihmën makrofinanciare për Shqipërinë, në shumën prej 180 000 000 (njëqind e tetëdhjetë milionë) eurosh. Norma e interesit të kësaj kredie, me kushtet aktuale të tregjeve financiare, do të ishte rreth 0.5 %.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Mjeku Arjan Mezini rrëfen sfidën me koronavirusin: Dyshimet për infektimin

Mjeku i njohur pneumolog, Arjan Mezini është infektuar me koronavirus. Gjatë një interviste në ABC, mjeku tha se është në...

Close