X

Big Market investon 40 mijë euro në sallën e kardio- kirurgjisë në QSUT, mjekët: Dhuratë e çmuar për fëmijët dhe gjithë pacientët

Në një moment mjaft delikat ku vëmendja është tek menaxhimi i situatës me pandeminë, Big Market dhuron për shëndetësinë në Shqipëri.

Rrjeti i supermarketeve shqiptare ka mundësuar pajisje moderne për sallën e operacioneve kardiokirurgjikale në QSUT.

Kardiokirurgu Altin Veshti kërkoi nga Big Market një mbështetje për të lehtësuar procesin e operacioneve delikate në zemër.

Duke marrë parasysh emergjencën dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve shqiptar, Big Market financoi në një vlerë 40 mijë euro pajisjet e nevojshme për ndërhyrjet kardiake. Duke plotësuar kërkesën e doktorit Altin Veshti.

Edhe pse në kohë pandemie Big Market garantoi transformimin e sallës së operacioneve kardiokirurgjikale në QSUT në një kohe rekord duke u konsultuar me profesionistët më të mirë të mjekësisë dhe me kompanitë prestigjioze të pajisjeve spitalore si Global Share.

Salla është gati për pacientët fëmijë dhe deri tek më të rriturit.

Big Market është përherë pranë qytetarëve shqiptarë me solidaritet.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Kuvendi do të mblidhet sot për herë të parë pas masave të reja kufizuese, çfarë do të diskutohet

Kuvendi do të mblidhet sot për herë të parë pas masave të reja kufizuese që ndalojnë grumbullimet mbi dhjetë veta,...

Close