

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dhe drejtuesi i delegacionit të BE-së, Lugi Soerca, janë treguar të prerë në qëndrimin e tyre, për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe bërjen e saj funksionale, brenda muajit dhjetor.
Dy ambasadorët janë takuar ditën e sotme me Kryetaren e KED-së, Vitore Tusha, ku kanë ripërsëritur apelin edhe ndaj Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, për përmbylljen me urgjencë të këtij procesi.
Ambasadorja Yuri Kim deklaron se Meta dhe Ruçi, do të meritonin vlerësime, nëse ndërmarrin veprime urgjente, për të çuar përpara reformën në drejtësi.
“Soreca dhe unë u takuam sot me Kryetaren e KED-së, Vitore Tusha për të rikonfirmuar afatin kohor për të caktuar kandidatët e kualifikuar në Gjykatën Kushtetuese. Takimi i nesërm i KED-së që si zakonisht, përfshin vëzhgues nga Parlamenti dhe Presidenca – duhet ta çojë procesin përpara. Kështu Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor. Kur kjo të ndodhë, Presidenti Ilir Meta dhe Kryepralramentari Gramoz Rucci do të meritojnë vlerësime për ndërmarrjen e veprimeve urgjente në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias dhe në përgjigje të kërkesës së popullit shqiptar për Reformën në Drejtësi“, shprehet ambasadorja.
Ndërkohë ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka vënë edhe njëherë theksin se Gjykata Kushtetuese është kusht për Konferencën e parë ndërqeveritare dhe nisjen e bisedimeve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ndaj dhe është e rëndësishme çuarja përpara e procesit të plotësimit të Vakancave sipas opinionit të Venecias.
“Është thelbësore çuarja përpara e procesit bazuar në opinionin e Venecias. Sigurimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese është një kusht kryesor për të filluar bisedimet me Konferencën e Parë Ndërqeveritare”, shprehet ndër të tjera, Soreca.
Në ditët në vijim pritet që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, t’i dërgojë Presidentit Ilir Meta, për dekretim listën e kandidatëve të pikëzuar për vendet vakante.
Ndërkohë që Komisioni i Venecias ka përcaktuar, se jo domosdoshmërisht KED duhet të dërgojë për përzgjedhje tre kandidatë, pasi në mungesë të kandidaturave, Presidenti apo Kuvendi, mund të zgjedhë anëtarët e rinj edhe në një listë me një apo dy kandidatë.

Të ngjashme
“Pseudo-patriot! “Vlen sa një sufllaqe…” Sherr mes gazetarit Marin Mema dhe deputetes minoritare të Partisë Socialiste
Ilir Meta nderon kujtimin e tre Heronjve të Kombit: Flakadanë të lirisë së Kosovës, që nuk shuhen kurrë!
E rëndë në Tiranë/ 54-vjeçarja bie nga lartësia, dërgohet urgjentisht në spital. Detajet nga ngjarja
Koronavirusi në Shqipëri, shtatë viktima dhe 474 raste të reja në 24 orët e fundit
Shifra lufte nga aksidentet, 11 të vdekur nga 1 janari
PD denoncon skandalin në Bashkine e Vaut të Dejës: Vidhen rreth 400 milionë lekë me tendera për rindërtimin e shkollës, e ndërtuar 5 vjet më parë
Skandali me “Tiren” te COVID 2, zgjerohen hetimet. Dyshime për skemë zhvatjeje, mjekë e infermierë të përfshirë
“Do të krijojë një ndjenjë armiqësore të shqiptarëve ndaj BE-së”, Vasili: Rama kundër integrimit të vendit
dyshja e kapobande ambasadave qe eshte bashkepunetorja me ngushte e mafjas me te eger ne shqiperi qe bashkepunon ngushte me banden rama jo qe nuk mund te sjellin d drejtesine ne shqiperi por e kane fundosur ate perfundimishte.prostituta koreane qe mburret me denimet per korrupsionet 1000 lekeshe.reklame i behet vetem plendesit jo mishit te vicit ,kete gje ben edhe geisha koreane,shqiptaret jane kaq te afte sa te kuptojne kurtizanen aziatike.