X

Vllaznia ndalet nga Teuta, Kukësi merr fitoren e parë dhe zhyt në krizë Laçin

Pas tri fitoresh radhazi në tre sfidat e para të kampionatit, Vllaznia ndalet në “Niko Dovana” të Durrësit, ku nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Teutës vendase, në një ndeshje vërtetë të vështirë në letër.

Durrsakët vinin me motivim maksimal dhe dëshirën për të marrë maksimumin në këtë takim, pasi në tre javët e para kishin grumbulluar vetëm 5 pikë, por bënë shumë pak për të merituar fitoren, ndonëse për 20 minuta luajtën me një futbollist më tepër.

Kjo pasi arbitri Hamiti ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë mbrojtësin nga Maqedonia e Veriut, Isaevski dhe la shkodranët me 10 vetë, pavarësisht protestave të shumta të kuqebluve, pasi pamjet filmike konfirmuan se ndërhyrja e mbrojtësit ishte e rregullt.

Rastet më të mira Teuta i pati me Dejvi Bregun e Emiliano Vilën, të cilët gabuan në finalizim, ndërsa Hebaj arriti të dërgojë topin në rrjetë me roveshiatë, por loja ishte ndalur më parë nga arbitri Hamiti.

Nga an tjetër shkodranët kërcënuan me Krujën e Dilaver, ndërsa rastin më të mirë e patën në minutën e fundit shtesë, me Dajan Shehin që gjuajti me kokë dhe topin që kaloi ngjitur me shtyllën e portës së Frashrit.

Gjen fitoren e parë në kampionat Kukësi, që nën drejtimin e Rrahman Hallaçit, arriti të fitojë me vështirësi 10 ndaj Laçit, dukë zhytur në krizë rezultatesh skuadrën kurbinase. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi fantazisti Agim Ibraimi, ndërsa me këtë fitore Kukësi u ngjit në kuotën e 4 pikëve, duke iu larguar fundit të renditjes.

Nga ana tjetër Laçi mbetet në kuotën e tre pikëve, me tre barazime dhe një humbje në 4 javët e para, ndërsa pankina e Armando Cungut duket se dridhet sërish, pasi kurbinasit e nisën sezonin me pritshmëri të mëdha dhe pretendime për të fituar titullin kampion, por kanë gabuar totalisht në start.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Vdekja e Maradonës/ Mesazhi prekës i Pele: Shpresoj që një ditë të luajmë së bashku në qiell

Lajmi për ndarjen nga jetë në moshën 60-vjeçare të legjendës argjentinase Diego Armando Maradona, ka shokuar botën e futbollit dhe...

Close