X

Vdekja e Maradonës/ Argjentina në lot, shpallen tri ditë zie

Vdekja e Diego Armando Maradonës ka pikëlluar gjithë popullin argjentinas, ndërkohë që në vendlindjen e tij presidenti Alberto Fernández ka deklaruar tri ditë zie për të nderuar ish-sulmuesin e njohur. Edhe Boca Juniors, ish-klubi i tij, është prekur nga lajmi i vdekjes.

Menjeherë klubi argjentinas ka kërkuar nga Conmebol shtyrjen e ndeshjes me Internacional, e programuar të luhej në orët e para të ditës së nesërme. Kërkesa e tyre është pranuar, pasi bëhet fjalë për një legjendë si Maradona.

Kështu është vendosur që ndeshja e parë e Copa Libertadores mes Internacional dhe Boca Juniors të shtyhet për më 2 dhjetor, kurse ajo e kthimit do të zhvillohet një javë më pas, më 9 dhjetor.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Vllaznia ndalet nga Teuta, Kukësi merr fitoren e parë dhe zhyt në krizë Laçin

Pas tri fitoresh radhazi në tre sfidat e para të kampionatit, Vllaznia ndalet në “Niko Dovana” të Durrësit, ku nuk...

Close