X

U infektua me koronavirus, përkeqësohet gjendja e Skënder Gegës, trajneri dërgohet në Turqi

Skënder Gega po luan “ndeshjen” më të vështirë të jetës së tij.

Trajneri i Kukësit vijon të jetë i prekur nga COVID-19 por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar në ditët e fundit.

Pavarësisht se kishte simptoma të theksuara, Gega vendosi që të kurohej në shtëpi por gjendja e tij është përkeqësuar duke bërë që mëngjesin e sotëm të udhëtojë drejtë Turqisë për një trajtim më të specializuar për mushkëritë.

Komunikatë e Klubit:

Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë.

Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit.

Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, SPORT
Hera e parë në historinë bardhezi, rekordi unik i Juventusit

Juventus-Ferencvaros, Andrea Pirlo duhet të bëjë zgjedhjet për formacionin dhe është i kushtëzuar. Gorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci janë të...

Close