X

Shkroi historinë e futbollit me Napolin, ja postimi i klubit italian për vdekjen e Maradonës

Vdekja e Diego Armando Maradonës shokoi gjithë sportdashësit, lojtarët dhe të gjitha klubet në mbarë botën. Lamtumirën e fundit e ka dhënë dhe klubi i tij i zemrës Napoli, klubi ku ai triumfoi me dy tituj kampion të Italisë.

Skuadra ku ai shfaqi talentin dhe aty ku të gjithë adhuruesit e futbollit arritën ta cilësonin si lojtari më i mirë në gjithë historinë e futbollit. Ekipi ku ai arriti të marri dhe emrin “El Pibe de Oro” që do të thotë djali i artë. Napoli ka publikuar një foto në “Twitter” të Maradonës me fanelën e e kaltër me mbishkrimin:

“Përgjithmonë zemër kaltër. Lamtumirë Diego!”, përfundon postimin klubi i Napolit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Hugo Maradona me lot në sy pranon humbjen e vëllait të tij: Ai vdiq nga…

Lajmi i vdekjes së ish-legjendës së futbollit Diego Armando Maradona shokoi çdo sportdashës në mbarë globin. Për ta përforcuar këtë...

Close