X

Ndërtimi i ‘Sami Frashërit’/ Tabaku-Veliajt: Je mashtrues ordiner

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka zbuluar mashtrimin e radhës të Erion Veliajt.

Me një postim në Twitter, Tabaku ka publikuar foto nga trualli i shkollës ‘Sami Frashëri’, ku sipas saj, nuk po ndodh asgjë.

Tabaku ka publikuar fotot, pasi kryebashkiaku i Tiranës është shprehur dy ditë më parë se janë hedhur themelet e gjimnazit të njohur.

‘Janë hedhur themelet te Samiu’ paska thënë EV. Këto janë mashtrues ordiner dhe për gjera qe vërtetohen lehte, imagjino për te tjera qe nuk duken! Qe herën e fundit para 3 javësh kur PD ishte atje nuk ka asnjë ndryshim!’, shkruan Tabaku në Twitter.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Transportonte katër emigrantë të paligjshëm me mjetin e tij, arrestohet 45-vjeçari

Policia e Tiranës godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim...

Close