X

Kryemadhi: Shumë pak të thuash për një grua që meriton një jetë pa dhunë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka përcjellë një mesazh sensibilizues në ditën ndërkombëtare të dhunës ndaj gruas. Ajo thotë se gruaja është pjesa më e bukur e jetës dhe themeli i saj. Kryemadhi kërkon që gruaja duhet të dëgjohet, besohet e mbështetet.

“Është shumë pak të thuash për një grua që meriton një jetë pa dhunë. Kur flasim për gruan kemi folur për vetë jetën, pa të bota do të ishte pa ngjyra.

Gruaja është pjesa më e bukur e shoqërisë sonë, ajo është themeli i saj. Nëse një gruaje i jep pak dashuri, ajo jep gjithçka. Dëgjojë gruan, besoje, mbështete”, shprehet Kryemadhi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Nga sot ndalohet qarkullimi në Malin e Zi: Rregullat e reja, si do të mund të lëvizin shqiptarët

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër ka bërë një njoftim për qytetarët shqiptarë, të cilët udhëtojnë drejt Malit të...

Close