

Një tjetër mjek e ka humbur betejën me Covid-19. Bëhet fjalë për doktorin Bledi Nini, 48 vjeç, i cili ndërroi jetë këtë mëngjes.
Nini ishte ortolaringologu i QSUT dhe ndërroi jetë në Itali, ku ishte dëguar për të marrë mjekim më të specializuar për Covid-19.
Lidhur me këtë ngjarje, ka reguar edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, një mik i doktorit.
“U nisa për në ‘Shkollën Tregtare’ me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua.
Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled”, shkruan Leli në rrjetet sociale.
Në lidhje me këtë rast ka reaguar dhe Shoqata e Infermierëve.
“Sërish humbje e madhe në radhët e bluzave të bardha. Humb jetën nga Covid-19, dr.Bledi Nini në moshën 48-vjeçare. Ngushëllime familjes dhe kolegëve të tij… Sërish asnjë masë mbrojtje ndaj bluzave të bardha… Sërish heshtje nga kushdo“, shkruhet në njoftimin e shoqatës.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/

Të ngjashme
“Pseudo-patriot! “Vlen sa një sufllaqe…” Sherr mes gazetarit Marin Mema dhe deputetes minoritare të Partisë Socialiste
Ilir Meta nderon kujtimin e tre Heronjve të Kombit: Flakadanë të lirisë së Kosovës, që nuk shuhen kurrë!
E rëndë në Tiranë/ 54-vjeçarja bie nga lartësia, dërgohet urgjentisht në spital. Detajet nga ngjarja
Koronavirusi në Shqipëri, shtatë viktima dhe 474 raste të reja në 24 orët e fundit
Shifra lufte nga aksidentet, 11 të vdekur nga 1 janari
PD denoncon skandalin në Bashkine e Vaut të Dejës: Vidhen rreth 400 milionë lekë me tendera për rindërtimin e shkollës, e ndërtuar 5 vjet më parë
Skandali me “Tiren” te COVID 2, zgjerohen hetimet. Dyshime për skemë zhvatjeje, mjekë e infermierë të përfshirë
“Do të krijojë një ndjenjë armiqësore të shqiptarëve ndaj BE-së”, Vasili: Rama kundër integrimit të vendit
Lini nje Koment