

Është zbardhur ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Elbasan. Nga konflikti i armatosur i regjistruar sot në këtë qytet, njoftohet se është vënë një pranga një nga autorët ndërsa u shpall në kërkim një tjetër.
I arrestuari është 28-vjeçari Elvis Koçi (Çaushllari), banues në Elbasan i cili ndodhet tek Trauma në Tiranë duke marrë kujdes shëndetësor pasi është plagosur në shpatull.
Ndërsa, në kërkim është shpallur 25-vjeçari Migert Qosja, gjithashtu banues në Elbasani.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se Elvisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri.
Si pasojë, Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë.
Vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
E rëndë në Itali, treni përplas për vdekje shqiptarin
Vasili: Vetëm Edi Rama buzëqesh, Shqipëria vuan
“Pseudo-patriot! “Vlen sa një sufllaqe…” Sherr mes gazetarit Marin Mema dhe deputetes minoritare të Partisë Socialiste
Ilir Meta nderon kujtimin e tre Heronjve të Kombit: Flakadanë të lirisë së Kosovës, që nuk shuhen kurrë!
E rëndë në Tiranë/ 54-vjeçarja bie nga lartësia, dërgohet urgjentisht në spital. Detajet nga ngjarja
Zhduket ish-arbitri italian në Shqipëri, makina që mori me qira u gjet e djegur në Pukë
Aksidenti horror në Rrugën e Kombit/ Gazeta zvicerane zbulon dëshmi të reja (FOTO)
Aksident në aksin Lezhë – Shëngjin, dy të plagosur
Lini nje Koment