X

Italia s’gjen qetësi nga Covid, 722 viktima dhe mbi 25 mijë raste të reja

Italia ka regjistruar një tjetër ditë të zezë, ku raportohtet se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetë 722 persona të infektuar me COVID.

Ministria e Shëndetësisë italiane njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 25,853 raste të reja me COVID-19, nga 230,007 testime të kryera.

Në krahasim me një ditë më parë shihet një rritje e rasteve të infeksionit, pasi dje ishin 23,232 nga 189 mijë testime të kryera.

Ndërsa rastet e vdekjeve kanë shënuar në rënie ditën e sotme në raport me dje kur humbën jetën 853 qytetarë.

Kështu që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 52,306.

Gjatë 24 orëve të fundit kemi 32 persona të shtruar në kujdes intensiv, ndërsa shtrimet në spitale në pavijonet Covid ranë me 264. Fatmirësisht gjatë këtyre orëve 31,819 fituan betejën me virusin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
Presidenca “vishet” portokalli, Meta në krah të viktimave të dhunës: Duhet forcuar dhe zbatuar ligji ndaj dhunuesve!

Presidenti Ilir Meta jep një mesazh në Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, ku mes të...

Close