X

Ilir Demalia: Një jetë në pëplasje, rebeli i Dhërmiut


Nga Ilir Demalia

Si sot, 107 vjet më parë lindi shkrimtari dhe poeti Petro Marko.

Petro, luftëtari Spanjës ku u njoft dhe u miqësua me shkrimtarin botëror Ernest Hemingway . U burgos nga fashistët, nga komunistë 1947 deri 1950. Ju hoq e drejta e shkrimit në 1973. I burgosën djalin Jamarbërin në 1975-1979, të gjitha këto Petro I paraqet libri “Re dhe gurë”, pa rrahgjoksje, pa triumfatizëm por me nota dhimbje deri në asht. Ky libër i mrekullueshëm autobigrafik i Petro Markos, me thjeshtësinë e një kalibri të një njeriu Nobel, është një shuplakë për mburravecët shkrimtarë sot, që dje viheshin në shërbim të regjimit me vepra e poezi, me poste në institucionet me të larta të diktaturës, dhe sot paraqiten si disidente, sikur regjimi ditë e natë pregatiste arrestimin e tyre. Imoralitetiti i këtij soji, është një neveri e gjallë edhe në pasuesesit e kopeve të letrare që, justifikojne ATË për të justifikuar vetveten si kulture manipulim-simulimi, antivlerash dhe nje morali kënete ku është sot kultura shqiptare

Petro, largua nga kjo jetë në 27 dhjetor 1991 në kullën e vetmisë, duke lenë me amanet që mos ti bëhej ceremoni mortore. Amaneti tij: eshtrat e t’i preheshin në kodrat e Dhermiut buzë detit Jon aty ku u formua me muzat e lirisë.

Sot Petron, e mbulon përsëri heshtja!!!
Tam-tamet e prostitucionit politik, muzikor, kulturor, intelektual-letrar do të mbushin faqet e gazetave dhe programet e TV-ve me laviret si shërbëtorët të regjimeve të radhës.

Jetën e tij Petro Marko e ka përmbledhur në këto fjalë në librin “Nje emër në katër rrugë”:

Rroftë jeta! jeta mbi gurë, jeta në dallgët e detit, jeta kur ishe zor të jetoje, zor të ëndërroje dhe zor të vdisje.
Ata që kanë frikë nga jeta nuk kanë gjak dashurie.

Dëshpërim

Tërë brenga bredhërin
shpirt-këputur nëpër rruga,
zër’ i tij më s’psherëtin
se në syt ku dergjet muga
lot i heshtur, lot i ngrohtë
rrokulliset me përtim
mes fytyrës djersë – ftohtë
duke shkruar: dëshpërim!

Apologjia e jetës

…Marrëzi, turp turp dhe
mëkate
për jetën e tërbuar
se kur më ndal, o gjeneratë,
që vuan rrugës ndonjë natë,
më merr për të dënuar
dhe, me një zë që vret,
ngahera më pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jetë, linda në shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne ç’dhera e në ç’dete?!
-Çudi! Ç’kërkon prej meje ti
dhe si, o jetë, pyet,
kurse në varfëri
më hodhe kur më gjete
të lindur nga skelete
pa dritë, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as më thua?
-S’e di! Jo, Nuk e di!
Po lermë, o jete, ç’ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atëherë, jetë e krisur,
për mua mos pyet
se qysh në n’agim kam nisur
të shkel si skllav i shkretë
mbi gjurma shprese drite…
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
-O mëkatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i çmendur ëndërrtar,
s’jeton me shqetësime!…
-Mu thell’ në brendësirë
ku ndjenja rron e lirë,
ku dhembja dhemb e prekur
nga ligja jote e fuqiplote,
në gjirin tim si hekur,
si hekur e çelik,
qëllo, qëllo, o me kamxhik;
pa frik’ e pa mëshirë
e pa pendim,
se mu në thellësirë
të shpirtit, në një kënd,
lindi një shqetësim
që çeli varrin tënd…

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
A mund të jetë ende SHBA “xhandar” i botës?

Nga Daniel Immerwahr Në vitin 1939, pak para pushtimit gjerman të Polonisë, një emisar britanik, Lordi Lothian, vizitoi Shtëpinë e Bardhë me një...

Close