X

“Iku shoku im dhe një gjeni i madh”, Ronaldo reagon për vdekjen e Maradonas

Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta në shtëpinë e tij në Tigres, prej një arresti kardiak, të ndodhur pas një operacioni në tru.

Trishtim i madh në të gjithë botën dhe Cristiano Ronaldo nuk mund të bëjë përjashtim. Ylli portugez ka postuar në Instagram një foto me Maradonën, të cilën e shoqëron me një shkrim prekës.

“Sot unë i them lamtumirë një shoku dhe Bota i thotë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë. Ai largohet shumë shpejt, por lë një trashëgimi të pafundme dhe një boshllëk që nuk do plotësohet kurrë. Pusho në paqe kampion. Nuk do harrohesh kurrë”, shkruan Ronaldo.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Shkroi historinë e futbollit me Napolin, ja postimi i klubit italian për vdekjen e Maradonës

Vdekja e Diego Armando Maradonës shokoi gjithë sportdashësit, lojtarët dhe të gjitha klubet në mbarë botën. Lamtumirën e fundit e...

Close