X

“I zhgënjyer nga ndasitë politike në Shkodër”, Basha: Qeveria “Rama” e vetmja që nuk mendon një paketë të tretë për bizneset

Nga Shkodra ku po zhvillon një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh i zhgënjyer nga mostejkalimi i ndasive politike në Këshillin Bashkiak në një situatë të tillë.

Basha theksoi se pengimi për kryebashkiaken në detyrë është bërë nga frika se modeli i Bashkisë së Shkodrës do t’i nxirrte zbuluar.

Më tej kryedemokrati tha se kjo qeveri është e vetmja në Ballkan që nuk ka menduar për një paketë të tretë për të ndihmuar bizneset.

“Bëra thirrje që të kaloheshin ndasitë politike. Jam i zhgënjyer për ata që janë ulur në karriget e Këshillit Bashkiak. Mund të bashkoheshin me kryetaren për të hequr detyrimet lokale. Unë e kuptoj presionin, arsyeja kryesore që janë bërë se shembulli i Shkodrës do të ishte i vështirë për të mos u ndjekur nga bashkitë e tjera.

Është e vetmja qeveri në Ballkan që nuk ka menduar për një paketë të tretë.

Sot në Shkodër unë e di ë jeni të braktisur.

Numri për fat të keq që fshihet nga Rama është edhe më i lartë. Përveç propagandës dhe sulmeve ndaj atyre që tregojnë të vërtetë janë e vetmja përgjigje.

Të gjithë duhet të marrim përgjegjësitë tona në këtë situatë. Njëra nga to është të mbajmë maskën dhe distancën,. Por edhe qeveria duhet të bëjë detyrën e vet dhe këtu ka dështuar.

Një orë e më parë sipërmarrja dhe biznesi i vogël të ketë të paktën të njëjtën ndihmë që ka biznesi në Kosovë”, tha Basha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Pesë emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona të cilët dyshohet se kanë ndihmuar për të kaluar kufirin në...

Close