X

Eksperti: Falimentuan 4 mijë  biznese, me një  VKM nuk zgjidhet kriza

Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa në një intervistë për Ora New s ka treguar se që prej nisjes së pandemisë, në vendin tonë kanë falimentuar rreth 4 mijë biznese.

Xhepa ka shpjeguar se kjo është një shifër shumë më e lartë se sa falimentimet në një situatë normale, teksa rithekson faktin e ndërtimit të mekanizmave më afatgjatë.

Nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asnjë gjë dhe me kalimin e kohës të ndërmarrim masa të tjera që janë më të kushtueshme se sa ato që mund të kishim ndërmarrë në rrethana më komode. Nëse deri më tani po falimentojnë 4 mijë biznese gjatë kësaj kohe, sipas statistikave, që është një shifër shumë më e lartë se sa falimentimet që ndodhin normalisht në një ekonomi tregu, sepse ky është sistemi ekonomik që ne kemi, do të thotë që ne duhet të mendojmë seriozisht për masat që duhet të marrim.

Krijimi i një  biznesi të ri, është shumë më i kushtueshëm se sa mbështetja e bizneseve që nëse do të krijojnë mundësitë e duhura, mund të vazhdojnë aktivitetin e tyre. Për shkak të situatës së krijuar. Kjo është arsyeja pse duhet të kishim menduar për mekanizma më afatgjatë”, deklaroi Xhepa.

Sipas Xhepës, qeveria duhet të  vazhdojë  ndihmë n ndaj bizneseve, të  mos mjaftohet me një  VKM.

 Tani ka ardhur koha që nga muajt e verës, për mënyrën se si do të zhvendosemi nga masat e emergjencës te masat me afatgjata dhe strukturore në mënyrë që ekonomia dhe e gjithë shoqëria ti rikthehet aktivitetit të saj normal. Skemat që i adoptuam në atë kohë si të përkohshme, duhet të mendojmë për mekanizma të përhershëm.

Kemi një VKM për të mbështetur me likuiditet sipërmarrjen private dhe nuk ka dyshim që ajo është motorri që mban në lëvizje ekonominë e vendit. Me të lidhet punësimi, kursimi, dhe shpenzimet. Nga kjo pikëpamje nuk mund të presim që një program likuiditeti të përfundojë brenda këtij viti. Ne duhet të kishim ndërtuar dhe adoptuar mekanizma që e shndërrojnë këto gjëra të përkohshme në të përhershme”, tha Xhepa.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Italia s’gjen qetësi nga Covid, 722 viktima dhe mbi 25 mijë raste të reja

Italia ka regjistruar një tjetër ditë të zezë, ku raportohtet se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetë 722...

Close