X

Albana Fico: Shkollat  i kthyem online se u shtuan fëmijët me grip

Drejtorja e Shëndetit Publik, Albana Fico shpjegon arsyen e vendimit për shkollat. Në repartet pediatrike po shtohet numri i fëmijëve me viroza respiratore, tha Fico.

Në  një  intervistë  televizive, ajo tha se “Ky nuk është ndryshim i papritur, pasi kemi thënë që situata monitorohet në kohë ditore. Është një situatë që vlerësohen të gjitha grupet. Kështu u vlerësuan dhe shkollat. Në deklaratat e politikanëve janë dy gjëra që nuk shpjegohet. Me uljen e temperaturave janë rritur dhe numrat e pacientëve fëmijë me gjendje gripale.

 

Lidhur me kombinimin mes online dhe fizikes, Fico tha se kë të  e vendos ministria me protokoll.

“ Ne e kemi të parashikuar këtë. Kur ka prezencë fizike do shoqërohet me protokollin e caktuar. Ne kemi rekomanduar që të jetë MSH ajo që do e vendosë këtë gjë, se si do bëhet kombinimi. Në reparte pediatrike ka shtim të fëmijëve me viroza respiratore. Ndaj kjo është një përkujdesje e shtuar”, deklaroi Fico..

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Haradinaj flet për plagët e luftës: Si më sulmuan serbët shtëpinë dhe më vranë vëllanë

Ramush Haradinaj deklaroi sonte në emisionin “Ballkan” në “ABC” se beson te pastërtia e luftës së UÇK-së dhe se ish-luftëtarët...

Close