

Shqipëria mund të prodhojë futbollistë që mund të shkojnë shumë larg. Dhe shembulli më i mirë është Myrto Uzuni. Mesfushori me tipare sulmuese regjistroi sot një nga momentet më të lavdishme të karrierës së tij duke shënuar në skenën legjendare të Ligës së Kampioneve ndaj Juventusit, madje qe ai që zhbllokoi ndeshjen dhe detyroi Kristiano Ronaldon t’i kundërpërgjigjet me supergol
Karriera e tij nisi nga terrenet e vuajta me baltë, por këmbëngulja dhe krenaria ishin “armët” e tij më të forta për të arritur sot në këtë moment dhe për të realizuar të tjera ëndrra që ai i mban sekret.
Beratasi, siç demonstron edhe kjo foto dikur luante me moshat në kushte të mjera, ndërsa tani sfidon Barcelonën dhe Juventusin. Me Ronaldon është përballur dy herë dhe ndoshta fati do t’i kthejë buzëqeshjen dhe me Lionel Mesin.
Uzuni iu bashkuar gjigantëve të Hungarisë, Ferencvaroshit, ku do të përfitojë plot 300 mijë euro në sezon, teksa arriti të shkruante menjëherë historinë me këtë klub.
1.8 milionë euro pagoi klubi i Ferencavaroshit në arkat e Lokomotivës së Zagrebit për të siguruar shërbimet e futbollistit beratas.
Nga sot, Uzuni do të jetë një “rrugëtim” për t’u ndjekur nga shumë futbollistë të rinj shqiptarë.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Ajaxi mposht Feyenoordin dhe e mbyll fazën si kampion dimri
Jovic i pabesueshëm, dygolësh në debutimin kundër Schalkes
U nda pas disa vitesh me Boatengun, bukuroshja italiane tallet me ish-bashkëshortin
Bundesliga/ Lewandowski thyen rekordin e legjendës Gerd Muller
Benevento zhgënjen ndaj Crotones, Sassuolo shmang humbjen ndaj Parmës
Zgjohet Bayerni, mposht Frieburgun dhe shkon +4 nga Leipizgu
Mandzukic do të bëhet “Djall”, të hënën zbarkon në Milano
Klubet turke “të fiksuara” me Hoxhajn, tjetër ofertë për Vllazninë
Lini nje Koment