X

Morata prish natën magjike të Uzunit, Breithuejt bën Mesin te Barcelona


Barcelona dhe Juventusi kanë fituar sot ndeshjet përkatëse ndaj Dinamo Kiev dhe Ferencvarosh për të siguruar kalimin në turin tjetër, ndërsa do të diskutojnë mes tyre për vendin e parë në grup.

Rezultatet

Juventus-Ferencvarosh 2-1
35’ Ronaldo, 90’+2′ Morata / 19’ Uzuni

Dinamo Kiev-Barcelona 0-4
52′ Dest, 57′, 70′ (p) Breithuejt, 90’+2′ Grizman

Dortmund dhe Lazio nuk gabuan në sfidat shtëpiake, duke hedhur hapa të sigurt drejt kualifikimit.

Verdhezinjtë mposhtën 3-0 Club Brugge në “Signal Iduna Park”. I përhershmi Erling Haaland shënoi një dygolësh, teksa rrugën e rrjetës e gjeti edhe ylli tjetër i ekipit gjerman, Jadon Sancho.

9 pikë numëron Dortmundi pas javës së katërt në grupin F, një më shumë se Lazio e vendit të dytë. Bardhekaltrit fituan 3-1 në “Olimpico” kundër Zenit. Ciro Immobile (2x) dhe Marco Parolo ishin autorët e golave për ekipin italian, teksa rusëve nuk u vleu rrjeta e Artem Dzyuba.

Manchester United e kishte detyrë të fitonte në shtëpi dhe tani i duhet një pikë për të siguruar kualifikimin. “Djajtë e kuq” triumfuan me rezultatin 4-1 kundër Basaksehir. Bruno Fernandez e zhbllokoi ndeshjen me një goditje potente në hyrje të zonës, ndërkohë që më pas shënoi edhe golin e dytë.

“Vulën” e vendosi Rashford me golin e tretë me penallti, kurse miqtë në pjesën e dytë shënuan një gol nderi me Turuc. Ky i fundit realizoi nga një goditje dënimi një gol mjaft të bukur. United kryeson me 9 pikë, ndërkohë që PSG e RB Leipzig, që u përballën mes tyre në një ndeshje që u mbyll 1-0 për francezët, numërojnë nga 6 pikë

Kampionët e Francës ishin të dënuar të triumfonin sonte, në mënyrë që të vijojnë garën për të kaluar fazën e grupeve në Champions League. Një penallti, e kthyer në gol nga Nyemar, i dha fitoren PSG-së, që tani duhet të fitojë ndeshjet në vijim

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Myrto Uzuni shënon ndaj Juventusit! Sulmuesi shqiptar ‘drithëron’ bardhezinjtë në Torino

Sumuesi shqiptar, Myrto Uzuni i ka shënuar në Champions League Juventusit. Beratasi ka përfituar nga një kundërsulm duke kaluar Cuadrado-n...

Close