X

Meta mesazhe Kryemadhit nga Gjermania: Nuk lihet fusha bosh…

Presidenti Meta i kthehet edhe një herë çështjes së djegies së mandateve nga opozita, duke treguar se ka qenë kundër. Ai tha se ndoshta një ditë do të publikojë mesazhet që i dërgoi Monika Kryemadhit, që drejton LSI-në, e cila iu bashkua vendimit të Lulzim Bashës.  “Ndoshta një ditë do i publikoj mesazhet që i kam dërguar kryetare së LSI-së nga Gjermania, nuk lihet fusha bosh, kurrë, gjithë këto ligje që janë bërë, kushdo i paguajë? Edi Rama, në fund do të thotë ja ku e kam kartelën, do të thotë unë jam i papërgjegjshëm, vetëm më bëtë, kështu do të thotë ai” deklaroi Meta në ABCneës.

I pyetur mbrëmjen e sotme në emisionin “Log”, kreu i shtetit u shpreh se nuk merret me ligjet e tyre, referuar shumicës. Ai tha se Presidenti është i popullit, jo parlamentit dhe se në rastin e Sandër Lleshajt e provokuan me qëllim.

“Presidenti ka qenë tepër korrekt edhe për ministrat, të vetmet probleme kane qenë me Lleshajn që ishte ushtarak, ata thanë se nuk ishte, nuk ka probleme, kur presidenti insistoi ministrja solli dekretin për ta liruar. Dhe të dekretonte presidenti një ministër me gradën gjeneral, ky fakt do ishte i mjaftueshëm që presidenti të jepte dorëheqjen, ishte një provokim i poshtër, më e thellë sesa mendoni.

Me rastin e Cakajt, një njeri nuk mund ta bësh ministër të jashtëm që presidenti s’e ka takuar asnjëherë dhe opinioni nuk e njeh dhe ne kemi këto probleme me Greqinë, që është tepër delikate, që kërkon një nivel të lartë për t’u menaxhuar dhe ky njeri ka bërë një deklaratë që liste për çështjen e kufijve, dhe politika e Shqipërisë nuk ka ndryshuar, le të përpiqet kush të dojë, që Shqipëria të bëhet sebep për luftëra në Ballkan. Me ligjet e këtyre nuk merrem. Problem janë ato ligjet që e kanë çuar borxhin 80%” tha Meta.

Meta këmbëngul se nuk duhet lënë fusha bosh edhe më 25 prill.  “Zotëri flasim për gjëra serioze. Në 25 prill në Shqipëri do të ketë zgjedhje, e dyta fusha nuk do të ngelet bosh dhe e treta ta dinë të gjithë, ata që duan të kenë kontroll territorin tonë, do të jenë armiqtë tanë. Ilir Meta i thotë gjërat, unë i lajmëroj edhe miqtë edhe armiqtë, që për interesat kombëtare do të bëj çdo gjë, nuk i nxjerr gështenjat me duart te të tjerëve. Ata të bëjnë çfarë të duan, dhe populli i 2 marsit, është shumëfishuar, dhe kërkon shpërndarje, unë do të veproj në interes të popullit shqiptar. Presidenti është i popullit, jo parlamentit, ata nuk kuptojnë gjë fare” tha ai.

Ndalur te procesi i integrimit të Shqipërisë, Ilir Meta tha se me pozicionin që ndodhet sot vendi, i vjen turp.  “Ku jemi sot, më vjen turp nga vetja ime në radhë të parë dhe fëmijët e mi, ku jemi ne sot, Serbia ka çelur negociatat dhe ky po ia mohon Shqipërisë, Mali i Zi ka 8 vite” tha Meta.

Për situatën e koronavirusit në vend, menaxhimin e pandemisë, Meta tha se “Nuk mendoj se demokracia rrit pandeminë, mendoj që demokracia mund ta vendosë në kontroll. Sot është rrëzuar gjithë sistemi llogaridhënës. Ligjet mund t’i bëjë shumë të  mira, në interes të popullit, të gjithë sistemin e drejtësisë e ka. Kujt po i ankohet? Çfarë ka në dorë Lulzim Basha përveç fjalës. Opozita nuk ka nxitur asnjë protestë. Konflikti ka ardhur nga kreu i ekzekutivit, edhe konflikti i prishjes së marrëveshjes për zgjedhjet dhe prishjen e Teatrit”.

I pyetur nëse rrezikon ashpërsimi i pandemisë mbarëvajtjen e zgjedhjeve, presidenti Meta tha se e vetmja gjë që  e rrezikon është mosmarrja pjesë e opozitës, gjë për të cilën u shpreh se nuk do të ndodhë. “E rrezikonte vetëm një gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë. Mospjesëmarrja e opozitës, vetëm kjo mund ta rrezikonte, lënia e fushës bosh. Kryeministri ka gjithë kohën që provokon opozitën që të mos marrë pjesë në zgjedhje, siç e provokoi për tu larguar nga Parlamenti dhe ajo ra pre e tij dhe do të vazhdojë të ketë provokime të tjera, por shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje, fusha bosh nuk do të mbetet”, tha Meta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH
Covid-19/ Mbyllet për herë të dytë Gjykata e Elbasanit

Mbyllet për herë të dytë Gjykata e Elbasanit, pasi katër gjyqtarë dhe tre sekretare janë infektuar me koronavirus. Pas simptomave,...

Close