X

“Lutesha ishallah…”/Edi Manushi infektohet me Covid-19, tregon si e mori vesh infektimin: Bezdisem nga miqtë, të gjithë marrin në telefon dhe japin këshilla


Moderatori Edi Manushi është infektuar me Covid-19 dhe është izoluar në banesë. Nga ballkoni i shtëpisë, Manushi tregoi se si e mori vesh se ishte infektuar dhe se pasi kishte bërë tamponin, lutej gjithë kohës që të dilte negative.

Ai shpjegoi gjithashtu se është bezdisur nga telefonatat e shumta të miqve të tij, pasi të gjithë e marrin në telefon dhe e këshillojnë se çfarë të bëjë e çfarë të hajë.

“Kisha dy ndjesi sepse përgjigja erdhi me vonesë. Njëherë thoja inshallah dal negativ, më pas thoja po sikur meqenëse jam mirë të dalë pozitiv. Ndodhi kjo e dyta. Ditët e para janë më të qeta, më pas nga dita e 5 e 6 bëhet më serioze. Na shkoi për shtat kjo, sepse bën pushime. Më shpesh më merr Jeta, një nga bashkëpunëtorët e E Diell. Shumë njerëz më kanë marrë në telefon. Më kanë bezdisur në fakt mesazhet e miqve që më japin këshilla për ushqimet. Por në përgjithësi e gjitha shkon mire,”- tha Manushi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
U ndanë pas shtatë vitesh, Zhaku tregon arsyen: Kalova në depresion

Artistja Inida Kreuz, e njohur ndryshe si Zhaku ka treguar për herë të parë për momentin e ndarjes nga bashkëshorti...

Close