X

Italia iu kthehet shifrave të frikshme të Covid-it, 853 viktima në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Italia ka konfirmuar 23 mijë e 232 raste ditore me Coronavirus. Gjatë kësaj kohe, 853  persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi. Në total, numri i të infektuarve ka shkuar në 1 milionë e 455 mijë e 22 persona.

Po ashtu, brenda ditës, si pasojë e Covid-19,  853 persona humbën jetën, ndërsa totali i rasteve fatale shkon në 51 mijë e 306 persona.

Autoritetet e mjekësore në këtë vend njoftuan gjithashtu se brenda ditës, u shëruan nga Coronavirusi 20,837 qytetarë. Kurse, numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 605.330.

Numri i të infektuarve me këtë virus në gjithë botën raportohet të ketë shkuar në rreth 60 milionë.

Sipas faqes së statistikave worldometers.info, deri tanë 1 milionë e 407 mijë e 931 persona kanë gjetur vdekjen nga ky virus, ndërsa 41 milionë e 356 mijë e 82 persona janë shëruar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH
Austria i bën thirrje BE-së: Turqisë duhet t’i hiqet statusi kandidat. Po vazhdon përpjekjet për të destabilizuar rajonin e Mesdheut Lindor

Lucas Mandel, eurodeputeti i kancelarit Sebastian Kurtz bëri vërejtjet sot me rastin e debatit në Sesionin Plenar të Parlamentit Evropian...

Close