

Franca ka ndjekur shembullin e Britanisë së Madhe duke liruar disa masa kufizuese. Pikërisht më 28 nëntor në gjithë Francën rihapen bizneset e vogla, do të lejohet udhëtimi deri në një rreze 20 kilometra nga vendbanimi aktual si dhe do të lejohen edhe aktivitetet jashtëshkollore në natyrë.
Po ashtu ai ka dhënë një lajm të mirë për besimtarët, pasi vendet e adhurimit, kisha apo xhamitë nga e shtuna mund të presin në ambientet e tyre jo më tepër se 30 persona.
Nga 15 dhjetori rihapen teatrot, kinematë dhe muzetë. Ndërkohë vijojnë të mbeten të ndaluara tubimet e grumbullimet.
Më 20 janar gjithashtu Macron ka një tjetër plan i cili fillon me hapjen tërësore të të gjithë shkollave të mesme. Ai garantoi se piku i valës së dytë nga COVID-19 kaloi, por frika qëndron tek një valë e tretë. Macron paralajmëron se Franca ka gjasa që mund të shkojë edhe në një Lock-Down lll.
Gjithsesi Presidenti francez do të heqë më datat 24 dhe 31 dhjetor kufizimet e udhëtimit që francezët të mund të festojnë Krishtlindjet e Vitin e Ri me familjet e tyre, por paralajmëron se festat nuk do të jenë si më parë.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Stuhi e frikshme bore, 130 makina përfshihen në aksident në autostradë
Joe Biden pritet të propozojë një rrugë 8-vjeçare drejt shtetësisë për emigrantët
Spitalet në Portugali drejt kolapsit për shkak të COVID-19, shtërngohen masat kufizuese
Vdekja enigmatike e Albert Kamysë, një aksident tragjik me makinë, apo një atentat i orkestruar nga KGB?
Rreziku nga Covid-19, Merkel propozon të zgjasë bllokimin deri në 15 Shkurt
SHBA numëron mbi 24 milionë të infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë
Tranzicioni i pazakontë në SHBA, çfarë ndodh nëse një president nuk largohet?
Kriza politike në Itali, kabineti i Conte-s merr votëbesimin me një shumicë prej 321 deputetësh
Lini nje Koment