

Moderatorja Nevina Shtylla ka zbuluar se ka patur trysni nga njerëz të tjerë për të bërë ndërhyrje kirurgjikale në trupin e saj. Gjatë emisionit “E diell” në Top Channel, Shtylla ka thënë se në të ardhmen nuk i dihet, por për momentin, ndihet shumë mirë me trupin e saj.
“Rrudhat varet sesi të zë pleqëria ndonjëherë, se tek disa njerëz janë edhe të bukura. Unë nuk jam komplet kundra ndërhyrjeve estetike dhe atyre kirurgjikale, ka persona që e kanë të domosdoshme këtë gjë dhe le ti bëjmë. Shumë mirë që ekziston dhe është mundësia për të rikuperuar një defekt që mund të kenë. Unë personalisht kam pasur edhe trysni, e kam menduar nëse duhet të bëjë ndonjë ndërhyrje apo jo. Ishte një postim që më dërguan me gjoksin e bërë, hundën dhe buzët. Gjoksin e zvogëlova se e kisha të madh (qesh). Ndihem mirë me veten time kështu si jam, nëse Zoti do më kishte bërë me një trup tjetër ndoshta edhe do të kisha bërë dy-tre ndryshime”, ka thënë ajo.

Të ngjashme
Kiara Tito organizon superfestë për ditëlindje, bën bashkë miqtë e ngushtë
Angela Martini: Do të heqë dorë nga veshjet me lëkurë
‘Kur hanim ne avokado kjo hante sufllaqe’, Arbana i jep ndjekëses përgjigjen epike
Kylie Jenner e veshur firma e stilistëve shqiptarë
Stresi reagon pas diss-it të bujshëm të Noizyt
Zhvishet Vildane Zeneli, provokon me paraqitjen seksi
Almeda Abazi publikon foton nga fëmijëria dhe duket kaq ndryshe
FOTO/Jonida Vokshi i dedikon dy tatuazhe domethënëse vajzës së saj
Lini nje Koment