

Mbyllet për herë të dytë Gjykata e Elbasanit, pasi katër gjyqtarë dhe tre sekretare janë infektuar me koronavirus.
Pas simptomave, gjyqtarët dhe sekretaret kanë bërë tamponin, që ka rezultuar pozitiv.
Të gjithë aktualisht janë të karantinuar në shtëpi duke vijuar mjekimin për të mposhtur virusin.Kjo ka bërë që gjykata e Elbasanit të rimbyllet, kryhen vetëm masat e sigurimit.
Ndërkohë Vlora ka arritur sot numrin më të lartë për sa u përket personave të prekur me Covid19, me 51 raste. Ndër to vijon të mbetet ende alarmante situata në institucionet arsimore apo edhe në administratë.
Mes tyre janë infektuar 3 mësues,1 psikologe dhe një sanitare në një shkollë 9-vjeçare. Sërish raste pozitive në institucionet e arsimit parashkollor ku janë infektuar dhe 2 edukatore në një kopsht.
Një punonjës gjykate, një në prefekturë, 2 punonjës në DVP Vlorë,2 infermiere në njërën prej qendrave shëndetësore, po ashtu dhe një punonjës pranë kujdesit shëndetësor.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
A mund të infektohesh me COVID-19 pas vaksinimit? Ja si përgjigjet epidemiologu Ilir Alimehmeti
E trishtë në Librazhd! Nënë e bijë humbin jetën nga COVID-19 brenda një dite
Artistët padisin në SPAK Çuçin e drejtues të policisë: Po lënë mafiozët të ngrenë kullat e krimit!
Haga lë në burg ish-krerët e UÇK: Ekziston rreziku që të arratisen
Pëllumb Pipero infektohet me koronavirus, pak ditë më parë bëri vaksinën
I mori 8 milionë lekë familjares së pacientes me COVID-19, gjykata lë në burg Tire Alldervishin
Basha kujton Holokaustin: Përballja me të keqen është imperative edhe sot
Reshjet e borës, rrugët ku shoferët duhet të përdorin zinxhirë
Lini nje Koment