

Lucas Mandel, eurodeputeti i kancelarit Sebastian Kurtz bëri vërejtjet sot me rastin e debatit në Sesionin Plenar të Parlamentit Evropian mbi tensionet në rritje në Mesdheun Lindor.
Ai i bëri thirrje Turqisë të heqë statusin e një vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të pezullojë të gjithë ndihmën e para-pranimit, duke përsëritur thirrjen për “sanksione të ashpra dhe drastike kundër Ankarasë, të cilat tani po bëhen gjithnjë e më të mundshme”.
“Udhëheqja e shtetit turk vazhdon rrjedhën e konfrontimit. Shteti turk vazhdon të bëjë gjithçka që është e mundur për të destabilizuar më tej rajonin e Mesdheut Lindor. Sfida më e fundit ishte në vendbanimin bregdetar qipriot të Varosia, i cili u paraqit si një piknik”, tregon eurodeputeti austriak, përgjegjës për politikën e jashtme dhe të mbrojtjes të partisë së tij në Parlamentin Evropian.
“Ajo që është me të vërtetë absolutisht e qartë sipas ligjit ndërkombëtar është se i gjithë ishulli i Qipros është territori i shtetit anëtar të BE, Qipro dhe se vetëm Erdogan nuk e njeh”, tha ai.
“BE është pa mëdyshje dhe unanimisht në anën e vendeve të saj anëtare, Qipro dhe Greqi“, tha Lucas Mandle.
“Erdogan po mundohet të largojë vëmendjen nga dështimi i tij katastrofik financiar, por dëmi i bërë nga regjimi turk është i madh dhe turqit nuk do të mashtrohen nga këto manovra të dukshme në planin afatgjatë”, paralajmëron ai.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
SHBA/ Në prag të inaugurimit presidencial, masa të pashembullta sigurie dhe një shkëputje nga tradita
Stuhi e frikshme bore, 130 makina përfshihen në aksident në autostradë
Joe Biden pritet të propozojë një rrugë 8-vjeçare drejt shtetësisë për emigrantët
Spitalet në Portugali drejt kolapsit për shkak të COVID-19, shtërngohen masat kufizuese
Vdekja enigmatike e Albert Kamysë, një aksident tragjik me makinë, apo një atentat i orkestruar nga KGB?
Rreziku nga Covid-19, Merkel propozon të zgjasë bllokimin deri në 15 Shkurt
SHBA numëron mbi 24 milionë të infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë
Tranzicioni i pazakontë në SHBA, çfarë ndodh nëse një president nuk largohet?
Lini nje Koment