X

Anglia redukton karantinën për udhëtarët e huaj, përfshirë shqiptarët. Test për Covid pesë ditë pas mbërritjes


Anglia do të reduktojë qëndrimin në izolim, të udhëtarëve nga shtetet që nuk janë përfshirë në “korridorin e sigurtë” me këtë vend. Karantina do të reduktohet nga 14 ditë në 5 ditë, nëse udhëtari del negativ në testin për Covid-19, pesë ditë pas mbërritjes.

Testi do të duhet të paguhet nga vetë udhëtari privatisht, për të evituar mbingarkesën e sistemit publik shëndetësor.

Ky rregull do të hyjë në fuqi më 15 dhjetor dhe pritet të lehtësojë industrinë e aviacionit, e cila është goditur mjaft rëndë nga pandemia dhe nga rregulli i karantinës që qeveria britanike vendosi, për të ndalur përhapjen e Covid-19.

Drejtuesit e kompanive ajrore janë ankuar prej kohësh, se regjimi i karantinës 14 ditor, po i dëmtonte jashtëzakonisht, duke rezultuar në ulje historike të numrit të udhëtarëve.

Rregulli i ri që hyn në fuqi më 15 dhjetor, përfshin edhe udhëtarët nga Shqipëria.

Britania e Madhe ndodhet aktualisht në një izolim kombëtar, i cili do të mbarojë më datë 2 dhjetor, kur pritet të rihapen bizneset dhe shërbimet.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BOTA, LAJME
Rritet frikshëm kurba në Itali, 853 viktima nga Covid-19 brenda 24 orëve, mbi 23 mijë të infektuar

Vijojnë të rriten në mënyrë alarmante shifrat e infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit...

Close