X

“Kur do të dalë kënga se u plakëm duke pritur?” Ronela Hajati i përgjigjet fansit: Kur të fillojë puna lirshëm

Ronela Hajati nuk ka qenë shumë aktive me projekte muzikore prej muajsh.

Këngëtarja zbuloi pak kohë më parë se po punon për të sjellë katër projekte të reja, megjithëse nuk zbuloi një datë se kur do të lançohen.

Ndërkohë, së fundmi duke iu përgjigjur interesit të fansave në rrjetet sociale, ajo ka bërë me dije se ka marrë një vendim sa i përket muzikës.

Ronela ka bërë me dije se nuk do të publikojë asnjë projekt muzikor derisa të qetësohet situata e krijuar nga pandemia. Gjithashtu, artistja konfirmoi se ka gati katër këngë, ndërsa po punon me tre, mes të cilave do të ketë dhe bashkëpunim, që siç thotë ajo do të jenë komplet ndryshe.

“Kur do të dalë kënga se u plakëm duke pritur”, ka qenë pyetja e ndjekësit”, ndërkohë që Ronela është përgjigjur: “Do të dalin shumë këngë por derisa të fillojë puna lirshëm nuk do të publikoj gjë. Kam marrë kohë për të pushuar dhe prodhuar gjëra komplet ndryshe nga deri tani.“, ka shkruar Ronela.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Ditëlindja, Bes Kallaku ironizon policinë: Mos ma harroni këtë shokun, do të paguajë gjobën e Ijes

Bes Kallaku ka reaguar pasi policia gjobiti administratorin e lokalit ku organizoi festën e 35-vjetorit të lindjes, pezulloi gjashtë efektivë...

Close