X

Heshtja e Kullës së Sahatit dhe shoqëria e pacivilizuar


Nga Ilir Demalia

Tashmë Tirana po groposet në çdo objekt që lidhet me trashëgiminë e saj historike-kulturore si identitet, jo vetëm i Tiranës si kryeqytet, por edhe i historisë së Shqiperisë, pasi Tirana në 100 vjetët e fundit ku fillon dhe fillimi i shtetit shqiptar, është kryeqyteti i vendit.

E duam apo se duam Tiranën, (fakti i shkatërrimit dhe groposjes së sajë tregon që nuk e duam) Tirana ka qenë plateja ku u zhvillua jeta politike-kulturore në 100 vjetët e fundit si kryeqyteti i Shqiperisë.

Kultura politike shqiptare është kultura e shkatërrimit dhe zhdukjes së para-ardhësit, jo vetëm individit që ka sunduar vëndin apo Tiranën në këtë rast, por edhe objekteve që lidhen me periudhën e sunduesve të Tiranës.

Duke vepruar në këtë mënyrë zaptuesit e Tiranës e kanë maskruar Tiranën fizikisht, kulturalisht në mënyrë të pakthyeshme. Tirana sot është një gazermë gjigande kooperativash të bashkuara të zbritura në Tirane në mënyrë të dhunëshme, duke e shkatërruar atë barbarisht deri aty sa nuk ka më Tiranë në kuptumin e vertetë të fjalës.

Teë gjitha këto janë berë me lejen dhe vendimet e pushteteve te radhës, duke filluar që nga hyrja e barbarisë fshatare “clirimtare” në 17 nëntor 1944 dhe me dyndjen e barbarisë së ‘lirisë” se pas 1990 me pushtetet e radhës.

Tiranës i janë shkatërruar të gjitha objektet e fillimit të një qyteti, kisha, posta, stacioni trenit, bashkia, tregu, lokalet dhe bibliotekat. Në çdo vënd të qytetruar keto objekte ruhen me fanatizëm.

Tiranës i hodhën në erë ne 1974 Bashkinë, vilat e mrekullueshme te Tiranë, kishat dhe xhamiat gjatë komunizmit, posta e parë, që edhe sot thirret nga tironcit e vjetër Rruga Postës, po postë nuk ka.

Por edhe komunizmi në shkatërimin e objekteve te identitetit Tiranës, nuk bëri për 45 vjet shkatërrimin që bëri barbaria postkomuniste e demo(n)kracisë. U shkatërrua stadiumi, kinematë, Theatri, e plotë objekte me vilat e bukura të Tiranës nga Rilindja urbane. Kryeqytet që nuk ka Stacion Treni, Kinema, e tashti së’fundi po mbulojnë dhe kullën e Sahatit me një këlluf -K… si vetë KM-ja ynë i madhërishëm.

Ku është shoqëria civile?! Shoqata Tirona! Aleanca për Theatrin?! … Janë atje ku ishin kur u shëmb stadiumi! Jane atje ku ishin kur u shëmb Kinema 17 Nëntori! Jane atje ku ishin kur u shëmbën të gjitha objketet dhe heshtën ose hëngrën lugën e çorbës së prishur dhe tash vjellin… Janë atje, kur dolën për llogarira me Aleancen e Theatrit, dhe pastaj, u bënë kashtë e koqe, duke na u paraqitur si heronjë të lirisë deri në neveri dhe ish bashkëpuntorë, dhe duke na qarë jo për theatrin, por për dramat e dhe trashëgiminë e theatrit te realizmit socialist Komunistët, Cuca Maleve, e plot mizerabilitete te tjera te asaj ndyrsire socrealiste.

Me mbulimin e Sahatit me këlluf, përfundimisht duket se as nuk ja vlen të qash e diskutosh më për Tiranën, për shkatërrimin e pakthyeshëm urban, historik-kukturor të identitetit të saj.

Konica pat shkruar më 25 tetor 1929 në gazetën Dielli për Tiranën,” Ky vend vërtetë është i bekuar me njëmijë bukurira, por është i shkelur nga një turmë, e cila ushqen urrejtje karshi të bukurës.”

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
Të sëmurët torturohen nëpër autoambulanca, Rama zgjohet vetëm për lehjet idiote

Nga Petrit Vasili/ Kolege, kliente te qeverise, boll ja vute ne preher Betimin e Hipokratit, Hipokritit te qeverise. Mjeksia, i...

Close