X

Elton Deda: Duhej një paketë ndihme, artistët siguronin bukën me koncertet

Kantautori Elton Deda deklaron se mbyllja e lokaleve të muzikës i ka dëmtuar artistët. I ftuar në RTV Ora, Deda tha se qyteti pa art duket shumë i zymtë.

“Qyteti pa art duket shumë i zymtë, nuk ka gëzim, është një gri gjithandej. Arti i zbut këto konture të errta. Jam prononcuar për mbylljes së bashku me kolegë të mi. Ne jemi prekur në raport me muzikën live, pasi i jepnim jetë qytetit. Arti i largonte në fundjavë nga stresi.

Ky problemi ynë si artisë, unë mendoj se mund të merrej në konsideratë. Mund të bëhej një paketë e veçantë me një ndihmë financiare, se këta artistë nuk kanë të ardhura. Ka shumë artistë që e siguronin bukën e gojës me koncerte. Pse të mos mendohej diçka për artin?!” tha Deda.

Kantautori paralajmëroi publikimin e një albumi me 12 këngë të reja së bashku me Redon Makashin dhe Aleksandër Gjokën.

“Ne po mendojmë të bëjmë një album, që është një projekt i madh. Nuk do të ishte bukur, ndërkohë që të gjithë janë gri të vijmë dhe ne që t’ia shtojmë këtë gjendje me këngë politike. Nuk kemi pse t’i shtojmë një presion njerëzve.

Kemi një album me 12 këngë të reja, sepse kishin disa kohë që merreshim me koncerte. Këto këngë të reja do të bashkëngjiten me kalimin e kohës. Ne kishim menduar se do të nxirrnim nga koha e krishtlindjeve.

Tani sipas parashikimeve, mendoj se do të dalë si album nga periudha e prillit ose majit”, deklaroi Deda.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, Magazine
Bardh Spahia: Në 2 spitalet Covid ka vetëm 6 anestezistë-reanimatorë

Vetëm 6 mjekë anestezitë-reanimator shërbejnë në dy spitalet anti-Covid.  Njoftimi vjen nga ish-deputeti i PD-së . Ky është një numër...

Close