X

Ditëlindja, Bes Kallaku ironizon policinë: Mos ma harroni këtë shokun, do të paguajë gjobën e Ijes

Bes Kallaku ka reaguar pasi policia gjobiti administratorin e lokalit ku organizoi festën e 35-vjetorit të lindjes, pezulloi gjashtë efektivë policie për moskryerje të kontrollit të territorit si dhe pritet të ndëshkojë 30 të ftuarit në ceremoni, mes tyre dhe Presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për thyerje të masave anti-covid.

Në një postim në rrjete sociale, aktori i humorit ka ironizuar vendimin e policisë teksa ka publikuar një foto krah Leonard Kokës, vëllait të ish-ministrit Lefter Koka, ku shkruan me ironi: “Flm që ishe dhe ti i pranishëm tek ditëlindja ime. Mos ma harroni këtë shokun. Ky do të paguajë dhe gjobën e Ijes.”

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Kiara Tito dhe Young Zerka janë në një lidhje? Ja si qëndron e vërteta

Këtë javë të gjithë filluan të dyshonin se Kiara Tito dhe Young Zerka janë në një lidhje dashurie. Kjo sepse...

Close