

Vetëm 6 mjekë anestezitë-reanimator shërbejnë në dy spitalet anti-Covid. Njoftimi vjen nga ish-deputeti i PD-së . Ky është një numër shumë i ulët për të përballuar fluksin e lartë të pacientëve të shtruar, që kanë nevojë për oksigjen dhe u duhet një mjek anestezist që të bëjë këtë proces. Gjatë një interviste te “5 Pyetje nga Babaramo”, Spahia tha se në të dy spitale nuk ka më vende dhe se ambulancat presin në radhë më orë për t’u liruar një i tillë.
“Nuk ka vende në COVID 1 dhe COVID 2. Opinioni publik ka parë që qëndrojnë me orë në radhë në pritje të lirimit të një vendi. Ka mungesa në logjistikë, mungojnë shterët të mjaftueshëm të pajisur me respiratorë dhe aparatura që do të maksimalizonin rezultatet dhe sforcot e mjekëve për të shpëtuar jetë. Ajo që është e rëndësishme duhej edhe shtim i stafit mjekësor në struktura të tilla . COVID 1 dhe 2 janë reparte që konsiderohen si të terapisë intensive dhe mjekët janë të ezauruar mendërisht dhe fizikisht prej 9 muajsh, duhej të garantohej stafi i i mjaftueshëm. Në spitale nuk ka anestezistë, janë rreth 5 anestezitë- reaminator te Covid 2 që ndihmohen nga dy praktikantë të tyre, një numër shume i ulët për një shërbim që është në gatishmëri 24 orë pa pushim, ndërsa tek COVID 1 “de facto” ka vetëm një anestezit-reanimator që shpesh ndihmon nga anestezistët e QSUT-së. Është humbur një kohë e vyer për trajnimin e mjekëve”, tha Spahia.
Në lidhje me vendimet që qeveria ka marrë për masat anti-covid, Spahia tha se Rama fshihet kot pas Komitetit të Ekspertëve, pasi çdo vendim merret nga Kryeministri, pasi Komiteti i Ekspertëve për COVID ka vetëm funksion këshillues pranë strukturave qeveritare.
“Komiteti i Ekspertëve është një komitet këshillues pranë strukturave qeveritare dhe çdo vendim që merret nga strukturat qeveritare i përket qeverisë dhe kryeministrit dhe është e kotë të fshihesh pas komitetit”, tha Spahia.
Në lidhje me vaksinën anti-covid, Spahia tha se nuk e priste që Shqipëria të rreshtohej në krah të vendeve të botës së tretë.
“Vaksina, qeveria ka zgjedhur të rreshtohet tek ato vende të botës së tretë që presin marrjen e saj nga OBSH, që ka për detyrë të garantojë mbulimin e atyre vendeve që nuk kanë zhvillimin dhe ekonominë e vendeve të zhvilluara”, u shpreh Spahia.
/TPZ.al/
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
“Përkrahje ndaj grave”, Kryemadhi në Divjakë: Pesë prioritetet e LSI duhet të vihen në zbatim menjëherë
Dyshohet se aksidentoi për vdekje një 53-vjeçar, arrestohet i riu në Vlorë
Infermierja vodhi lekët e pacientit, Dasho: Mjekësia ka marrë goditje në themelet e veta
2315 hektarë tokë nën ujë në Shkodër, rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me varkë
Aksidenti në aksin Vlorë-Fier, viktima ishte pasagjere, arrestohet shoferja 22-vjeçare
Përgjimet/ Bardhi nxjerr videon: Qeveria “Rama” më e korruptuara në historinë e Shqipërisë!
Dyshohet se falsifikonin formularët e testeve Covid, arrestohen katër persona
Reforma në Drejtësi edhe 57 milionë euro të tjera deri në 2025
Lini nje Koment