X

Akuza e fortë e bijës së Bashkim Koplikut: S’vdiq nga Covidi, por nga pakujdesia e shtetit

E bija e Bashkim Koplikut, deklaron se i ati nuk ndërroi jetë nga Covid-19, por nga pakujdesia e shtetit.

Zv/ kryeministri i vendit në qeverisjen e parë të PD-së, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë, duket se nuk ka vdekur nga pandemia Covid-19, kështu shprehet e bija.

Ajo tha nga ceremonia e tij mortore në Durrës se, gjendja e babait (77 vjeç) ishte e qëndrueshme, por për shkak se Covid-19 i kishte prekur mushkëritë, nuk u furnizua mjaftueshëm me oksigjen.

Vajza e Koplikut gjithashtu tha se politikani vdiq në momentin kur po mobilizoheshin familjarisht për ta dërguar me avion jashtë vendit për mjekim të specializuar – mjeti i fluturimit u vonua për të mbërritur në Rinas nga Turqia, për t’u nisur drejt Italisë.

“E pabesueshme për të gjithë. Për ju ishte Bashkim Kopliku, për mua ishte im atë. Sa i drejtë që ishte, sa shumë bënte për të gjithë njerëzit. Nuk vdiq nga Covid-19, por nga pakujdesia e shtetit. Ndërroi jetë pasi nuk kishte oksigjen. Vdiq kur po e dërgonim në avion në Itali për kurim më të specializuar”, tha ajo.

Vajza e Koplikut shtoi se edhe ambulanca erdhi me vonesë në spitalin e Durrësit, ku ishte shtruar prej ditësh.

Ditën kur u komunikua vdekja e ish zv/kryeministrit, ndër të parët që reaguan ishte kryeministri Edi Rama. Ai e cilësoi si një mik të mirë, ndonëse nuk e kishte takuar kurrë nga pranë, veçse me mesazhe të shkëmbyera telefonike.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Rakacolli: Pasja e Covid nuk do të thotë se vdekja ka ardhur nga Covid

Një debat publik ka nisur pas deklarimit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, se qeveria ka fshehur shifrat reale të...

Close