X

Vuçiç: Shqetësimi më i madh i Irenej ishte Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në varrimin e Patriarkut të Kishës Ortodokse serbe, tha se shqetësimi më i madh i Irinej, kishte qenë Kosova.

Vuçiç u shpreh se Irinej e kuptoi realitetin e vështirë dhe të gjitha gabimet historike që kemi bërë, por besoi në forcën në rritje të shtetit serb.

“Edhe pse një pjesë të jetës e kaloi në Prizren, u soll në mënyrë racionale dhe me kokë të ftohtë, duke kërkuar mënyra që ta ruajmë, apo së paku të mos pranojmë pavarësinë e Kosovës. Kuptoi realitetin e vështirë dhe gjitha gabimet historike që kemi bërë, por besoi në forcën në rritje të shtetit serb dhe, nganjëherë, disi naivisht, fuqinë për të bindur botën se Kosova do të jetë mirë vetëm me një zgjidhje të drejtë. Respektoi botën perëndimore dhe ishte i bindur se një ditë do të kuptonte serbët dhe do të pranonte të paktën një pjesë të argumenteve tona”, ka thënë Vuçiç.

Patriarku Irinej vdiq më 20 nëntor si pasojë e komplikimeve nga Covid-19. Ndërkohë, Peshkopi serb Teodosije zbuloi se amaneti i fundit i Irenej ishte pikërisht Kosova. Në momentete fundit të jetës së tij Patriarku kishte kërkuar që të mos hiqet dorë nga Kosova.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
OBSH ngre alarmin për një valë të tretë të koronavirusit në fillim të vitit 2021

Një i dërgaur special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka parashikuar një valë të tretë të Covid-19, që do...

Close