X

Tenton t’i japë fund jetës, dërgohet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës 74-vjeçari

Ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar një 74-vjeçar në Sarandë, teksa është transportuar në gjendje të rëndë në spital. 74-vjeçari me inicialet V.T., banor i fshatit Metoq, bashkia Sarandë, është transportuar nga familjarët e tij në urgjencën “Stefan Mekshi” në Sarandë.

Sipas bluzave të bardha i moshuari dyshohet të ketë konsumuar fostoksinë dhe për rrjedhojë situata e tij, edhe pse ndihma mjekësore është e pandërprere, është kritike për jetën. Specialistë të hetimit ndodhen në spital dhe janë duke marrë në pyetje familjarët për të zbardhur shkakun se pse 74-vjeçari ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Sekuestrohen 18 ton kanabis në Spanjë, arrestohen 13 shqiptarë

Policia spanjolle ka shkatërruar një grup trafikantësh shqiptarë të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Mediat spanjolle bëjnë me...

Close