X

“Te Sanatoriumi nuk ka më vende”, mjeku ngre alarmin: Pacientët me koronavirus në ambulanca

Situata nga koronavirusi nuk është alarmante vetëm nga infektimet dhe fatalitetet, por edhe në sistemin shëndetësor.

Me thirrjen, “zgjohuni nga gjumi”, Dritan Koçiaj, mjek te spitali “Covid-2” i njohur ndryshe si “Sanatoriumi” përmes një postimi të bërë në mes të natës në rrjetet sociale i kërkon kryeministrit Edi Rama dhe Komitetit të Ekspertëve të reagojnë menjëherë, pasi sistemi po shkon drejt kolapsit.

Mjeku shpjegon se natën e kaloi duke qëndruar me një pacient në autoambulancë në derën e “Shefqet Ndroqit”, pra “Covid-2”, pasi nuk ka më vende në urgjencën pritëse dhe në pavionin e këtij spitali. Në vijim, mjeku thotë, se ashtu si ai janë edhe gjashtë autoambulanca të tjera me pacientë.

POSTIMI:

Thirrje publike. Drejtuar komitetit te eksperteve, ministres se shendetesise, kryeministrit te vendit.

Ju lutem zgjohuni nga gjumi. Eshte ora 03 e mengjesit sot dt 22 nentor eshte ftohte dhe kam 3 ore e gjysem me pacient ne autoambulance ne deren e spitalit Shefqet Ndroqi.

Porsi une jane dhe 6 autoambulanca te tjera me paciente. Vende ne urgjencen pritese po keshtu dhe ne pavione nuk ka. Vazhdojme t’i nderrojme bombolat e 02 autoambulancave por kjo nuk eshte zgjidhje.

Nderkohe me bindje jua them se ne linjen e 127 kush e di sa jane ne pritje.

Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni syte dhe shikoni te verteten ne sy. Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qofte edhe me infermiere per oksigjenimin e pacienteve me saturime te uleta. Ju lutem zgjohuni dhe angazhoni shtreterit ne spitalet rajonale sadopak qofshin ato.

Ju lutem zgjohuni se neser do jete vone. Po kolapsohet sistemi. Cdo jete vlen. Dhe cdo jete e humbur do jete ne ndergjegjet tuaja jo te ne mjekeve apo infermiereve qe punojme e do vazhdojme te punojmë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Kosova mbi 12 mijë raste aktive me koronavirus

Mbi 12 mijë raste aktive me koronavirus regjistrohen në Kosovë, e cila po përjeton rritje të shifrave të COVID-19. Dje...

Close