X

Shifra të larta në Kosovë, dhjetë viktima dhe 707 raste nga Covid-19

Kosova sërish me shifra të larta nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.831 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 707 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste, Dragash 1 rast, Istog 1 rast, Klinë 1 rast, Podujevë 1 rast, Shtime 1 rast, Vushtrri 1 rast.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Katër të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Mes...

Close