X

Prandelli e nis me humbje, Fiorentina në krizë rezultatesh!

Nisi me një humbje aventura e dytë e Cesare Prandellit në stolin e Fiorentinës. Vijon momenti jo për skuadrën vjollcë që u mposht me rezultatin minimal 0-1 nga Benevento e Simone Inzaghit në shtëpi.

Vendosi gjithçka një gol i Improtas në minutën e 52-të, në një ndeshje ku Fiorentina ishte pa grinë dhe nuk shfaqi ndonjë dëshirë të madhe për ta fituar takimin.

Me këtë fitore Benevento parakaloi pikërisht vjollcët në renditje dhe u ngjit në kuotën e 9 pikëve, 1 më shumë se Fiorentina që pavarsisht përpjekjeve për të barazuar deri në fund, doli pa pikë nga Artemio Franchi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/