X

OBSH ngre alarmin për një valë të tretë të koronavirusit në fillim të vitit 2021


Një i dërgaur special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka parashikuar një valë të tretë të Covid-19, që do të godasë Europën në fillim të vitit 2021, nëse qeveritë do të përsërisin gabimet, të cilat nuk arritën të sjellin frenimin e valës së dytë.

David Nabarro, shprehet në një intervistë për një gazetë zvicerane se “nuk u ndërtua infrastruktura e nevojshme gjatë muajve të verës, pas vendosjes nën kontroll të valës së parë”.

“Ne tashmë kemi një valë të dytë. Nëse nuk do të ndërtohet infrastruktura e nevojshme, do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm”, vijon ai.

Sipas Nabarros, ndryshe nga vendet aziatike, në Europë relaksimi i masave shtrënguese, ndodhi më herët seç duhej.

“Duhet të prisni derisa numrat të jetë të ulët dhe të qëndrojnë të ulët. Reagimi në Europë ishte i paplotë”, tha ai duke i’u referuar shifrave të infektimit.

Nabarro e ka përgëzuar mënyren se si vendet aziatike si Koreja e Jugut e kanë trajtuar pandeminë, gjë që ka rezultuar në numra mjaft të ulëta infektimi.

“Njerëzit janë të përfshirë totalisht, ata sillen në një mënyrë që krijon probleme për virusin. Ata mbajnë distancë, vendosin maska, izolohen kur janë të sëmurë, lajnë duart dhe pastrojnë sipërfaqjet. Ata mbrojnë grupet më të rrezikuara”, shprehet ai.

Europa është goditur nga një valë e dytë e Covid-19 duke sjellë një rritje të infektimeve. Por, disa shtete do të fillojnë relaksimin e masave në dhjetor, në pritje të festave të fundvitit.  Një prej vendeve është Mbretëria e Bashkuar, që do të dalë nga izolimi i dytë, në datën 2 dhjetor.

Ndërsa në Shqipëri, numri i infektimeve dhe fataliteteve është rritur ndjeshëm, me dhjetëra viktima në ditë, duke e vendosur sistemin shëndetësor në një pikë kritike. Pak ditë më parë, u publikuan foto nga morgu i Tiranës, ku situata duket kaotike, me trupa të viktimave të vendosura në dysheme, për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Por, edhe pse situata duket e përkeqësuar, ende nuk ka sinjale nga qeveria, se vendi do të shkojë drejt një izolimi të dytë, të ngjashëm me atë të valës së parë të Covid-19.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Meta: Në Kodër Rrëshen, me Nënë Terezën dhe stërnipërit e saj

Gjatë qëndrimit sot në Qarkun e Lezhës, Presidentit Ilir Meta ka vizituar familjen e Terezë Filopatit në Kodër Rrëshen. Në...

Close