X

Meta: 112 vjet më parë, Rilindasit e vërtetë i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta ka uruar 112-vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe njëkohësisht Ditën e Alfabetit.

Meta përmes një postimi në Facebook, shkruan se rilindasit e vërtetë, 12 vjet më parë, të mbledhur në Kongresin e Manastirit, njehsuan elementin më të rëndësishëm përbashkues të shqiptarëve, për t’i paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë.

“Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë të bukur shqipe, të shkruar me gërma gjaku, pas sakrificash të panumërta të patriotëve dhe intelektualëve tanë.

Nderim dhe mirënjohje Rilindasve të vërtetë të kombit tonë, që 112 vjet më parë, të mbledhur në Kongresin e Manastirit, njehsuan elementin më të rëndësishëm përbashkues të shqiptarëve, për t’i paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë.

Në themel të çdo kombi qëndron gjuha, ndaj mbrojtja e saj nga çdo armik apo gjakprishur, i shërben identitetit tonë kombëtar.

I lumtur që në përvjetorin e kësaj ngjarjeje të shënuar kombëtare, të ekspozoheshin në Institucionin e Presidentit, dokumente dhe foto nga punimet e Kongresit të lavdishëm të Manastirit”, shkruan Meta.

Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë të bukur shqipe, të shkruar me gërma gjaku, pas sakrificash të panumërta të…

Posted by Ilir Meta on Sunday, November 22, 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Uncategorized
Sa kohë u desh për të zhvilluar vaksinat e gjashtë sëmundjeve, ndoshta më vdekjeprurëset në histori

Pandemia e shkaktuar nga coronavirusi i ri ka infektuar miliona njerëz dhe ua ka marrë jetën shumë të tjerëve brenda...

Close